Nuk mjafton kjo: Dënojmë këtë sulm terrorist, presim sulmin e radhës për ta dënuar edhe atë!

25593528_323331051515530_523378498_n Ka kohë që kjo temë është në qendër të vëmendjes së opinionit brenda intelektualëve të fesë Islame, disa prej tyre në secilin sulm terrorist dhe vdekje të pafajshmëve, institucionet fetare, individët dhe grupe tjera të ndërlidhura në një mënyrë a tjetër me çështjen fetare Islame, shpejtojnë për të dënuar incidentet, dhunën dhe vrasjet e këtë e bëjnë nëpërmjet deklaratave për media dhe opinion. “Dënimi” sulmeve terroriste nëpërmjet një deklarate dhe pritja deri në sulmin e radhës dhe viktimave të reja, nuk është gjë tjetër vetëm se përpjekje për të neutralizuar veten përkohësisht. Por cilat janë deklaratat e tyre kryesore?! ISIS dhe Nusra nuk përfaqësjnë Islamin, kjo është përgjigjeja e tyre në komunikatat e lodhura për shtyp.Është më se e ditur se Isis dhe Nusra e grupimet tjera ekstremiste dhe terroriste nuk përfaqësojnë Islamin dhe as vlerat njerëzore dhe humane. Por çfarë po bëhet për të parandaluar ISIS-in e ri e që është shpërlarja e trurit të gjeneratve vijuese.

Kah po orientohen gjeneratat e reja, në cilin Islam. A është bërë planprogrami për punë dhe angazhim kundër këtij fenomeni vrasës, a janë rishikuar ndonjëherë tekstet mësimore, a janë studiuar shkaqet e daljes së kësaj ideologjie vrastare, si të bëjmë me të ardhmen e të rinjëve, gjeneratve që vijnë? E pyetje tjera të shumta. Një deklaratë për shtyp që dënon dhunën nuk është assesi e mjaftueshme, në shumë raste edhe hipokrite. Të thuash se dënojmë dhunën e të mos analizosh shkaktarët e ideologjive ekstreme është hipokrizi dhe nuk zgjidhë assesi çështjen në fjalë. Të jemi praktik, të qartë dhe të rishikojmë se cilat janë shkaqet që nxisin dike për të urrejtur, injoruar dhe për të përdorur dhunën. Synimet për të dezorientuar qytetarin duhet të ndalen nga secili që posedon përgjegjësi në udhëheqje dhe rol. Të kalojmë nga koha e trasnmetimeve të njerëzve që quhen dijetarë dhe t’I kthehemi me kujdes mësimeve burimore dhe të cilat na orientojnë në rrugën e mirësisë dhe paqes, dashurisë e respektit midis të gjithëve. Jo të dënojmë dhunën sot e të presim dhunën e radhës për ta denuar edhe atë. /foltash/

Postime te ngjajshme