Nuk forcohet Imani-Besimi, duke shtuar fyerjet

25593528_323331051515530_523378498_n Ofendimi është njëri nga gabimet më të dukshme të gjuhës. Njeriu nuk e analizon fjalën që e nxjerrë nga goja ku shpesh me të ofendon dhe fyen të tjërët. Më e rëndë bëhet kur disa për të bindur veten se janë besimtarë të “devotshëm” përdorin fjalor të vrazhdë dhe nënçues e injorues. Pothuajse edhe është bërë përditshmëri e disa “inspektorëve”të facebokut që duan të korrigjojnë, mbikëqyrin dhe orientojnë gjithë ata që shkruajnë, mendojnë dhe sjellin analiza të larta që për këtë grup pothuajse janë të pakapshme dhe kjo për faktin se kapacitetin i tyre intelektual është i kufizuar.

Njeriu është në qëndrimin dhe bindjet e tij e që për këto qëndrime nuk ka autoritet askush që ta drejtoj dhe mësoj se çfarë mendon. Njeriu është i pavarur, i lirë dhe autoritativ në studimet, analizat dhe opinionet e tij. Zoti i gjithësisë ka mësuar njerëzimin që ata duhet të jenë të kujdesshëm në atë se çfarë flasin dhe si mund të bien pre e viktimizimit nga ana e injorantëve dhe të paditurve. Nuk ka asnjë nevojë dhe arsye që të jesh ofendues, i vrazhdë dhe kërcënues për të tentuar të argumentosh ekzistimin e besimit tënd në Zotin. Fundja, nëse beson apo nuk beson është çështje personale juaja dhe nuk ka nevojë për t’u dukur fare. Askujt, aspak nuk i intereson se kush dhe çfarë je.

Mund të dukesh i madh dhe i lartë e me vlera humane e njerëzore poqese ke gatishmërinë objetive dhe racionale në qëndrime, në të kundërtën, mbetesh në shoqërinë e atyre që janë në nivelin tënd. Ruaje gjuhën tënde nga fjalori i ultë dhe ofendues, është në të mirën e njeriut të jetë i matur, i kujdesshëm dhe objektiv. Mos u qasë në çështjen për të cilën aspak nuk ke njohuri e në raste të këtilla preferoje heshtjen sepse të jesh heshtur është urtësi, këtë e thonë gjithë njerëzit e mençur të cilët janë të pajtimit se kulmi i urtësisë është heshtja”

Postime te ngjajshme