Nga kolltuqet komode thirrje për xhihad

25589813_323331094848859_1431653262_nE vërteta mund të vret shumë kë dhe shumica nuk duan ta dëgjojnë atë.

Shumë vende në lindjen e mesme dështuan shkaku i dëpertimit të ideologjive të mbrapshta, të cilat në ato vende u patën sjellur nga pëçarësit e besimtarëve.

Nuk ka patur asnjë komb në botë që ka qenë në luftë të vazhdueshme e që ka dalur fitimtar.

Nuk mund të fitojnë asnjëherë ata që pandërprerë janë në konflkte dhe luftë.

Mirëpo duhet ta dijmë se këtë luftë e kanë sjellur njerëzit e prishur me fetvatë e tyre përçarëse.

Duke dëgjuar fetvatë e budallenjëve dhe injorantëve, popujt u hasmëruan mes vete.

Çdo gjë ka filluar me vendimet tendencioze fetare, ku divergjencat u shndërruan në grindje, dhe kështu thesksimi i polarizimit shoqëror degradoi në luftë dhe mizori.

Çështja e dhënies së fetvave është çështje me ndjeshmëri të lartë, ngaqë mund të bëhen dëme të pa riparueshme.

Imam Maliku kishte thënë: Nuk jap fetva nëse nuk e kam miratimin e 70 dijetarëve për atë fetva timen.

Nërsa sot vetëm pse dikush shkon në xhami apo pse ka lëshuar mjekrën, merr guximin për të dhënë vendime fetare.

Njëherit kjo është arsyeja përse myslimanët kanë humbur rrugën dhe janë të hutuar.

Sepse feja është përvetësuar nga matrpazët të cilët kanë vepruar të mbuluar me petkun e fesë dhe imamllëkut.

Kurse pikërisht këta individ nuk janë njerëz të fesë. Këta janë armiq të fesë, që islamin e dëmtuan më shumë se kushdo tjetër.

Këta individ janë që në vazhdimësi kanë bërë thirrje për xhihad, kurse thirrjet i bënë nga kolltuqet e tyre komode, të rrethuar me të gjitha të mirat e dynjasë.

Këta “ hoxhallarë ” që flisnin për vlerën e xhihadit dhe shehidit, nuk shkuan vetë për të luftuar, a as nuk dërguan fëmijët e tyre për të luftuar, por morën në qafë të rinjtë që i manipuluan.

Sigurisht per vete ishin të preokupuar me shijimin e pasurisë që e bënë nga përhapja e ekstremizmit.

Ishin të zënë duke bërë udhëtime me ‘first class’, përderisa shkatërroheshin jetët e të pafajshmëve, që ata vetë ishin shkaktar për shkatërrimin e tyre.

Islami nuk është se kush po e merr primatin për të udhëhequr, e të tjerët të shkojnë pas tyre si dele të humbura.

Oportunistët mashtruan besimtarët me përralla, duke u garantuar atyre shpërblimet e botës së përtejme, sikur të kishin vetë ata çelësat e xhenetit.

Injorantët oprtunist që shpallën vetën dijetar dhe myftilerë, u pasuruan nga shkaktimi i përçarjeve dhe luftërave. Kjo nuk është feja e Muhamedit a.s., kjo është oportunizëm i pështirë.

Andaj duhet të jemi vigjilent dhe të mos lejojmë asnjëherë që fëmijët tanë të bien pre e manipulimeve të keqdashësve.

Asnjëherë nuk duhet të biem pre e oratorisë së predukesëve ekstremist që mundohen të manipulojnë me ndjenjat e sinqerta të besimtarëve.

Sepse këta individ çdo gjë që bëjnë, e bëjnë për t’u pasuar për vete dhe nuk e kanë dertin e besimtarëve.

Fetvatë e këtyre personave shkaktuan konflikte, luftëra, krime të llahtarëshme dhe gjakderdhjen e të pafajshmëve, ku shumica e tyre ishin mysliman.

Ata hoxhallarë që thërrasin në paqë, harmoni, modesti dhe ndalim të dhunës dhe gjakderdhjes, i sulmuan, i etiketuan, i quajtën të pafe dhe bënë thirrje kundër tyre.

Edhe ne si medium kemi përjetuar vazhdimisht, fyerje, kërcënime dhe linçime, pikërisht se tërhoqëm vërejtjen ndaj keqpërdoruesëve të fesë dhe që ngritëm zërin ndaj ekstremistëve.

Por ne asnjëherë nuk do të zmbrapsemi, do vazhdojmë në luftimin e këtyre dukurive neveritëse, duke qenë gjithnjë pranë popullit dhe duke thirrur në vlerat e mirëfillta fetare dhe kombëtare.

 

Editorial – FOLTASH

Postime te ngjajshme