Nevojiten trajnime me të rinjtë për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm

25589813_323331094848859_1431653262_n Disa ekspert të specializuar, janë të mendimit që sjellja ekstreme që gjendet tek disa persona nuk shfaqet brenda një nate e një dite por, është grumbullim i shumë përvojave negative që janë mbjellë në brendi të personit qysh nga fazat e më hershme të fëmijërisë së tij, duke ia bashkangjitur edhe ndikimin e rrethit që kontribuon deri në një masë në formimin e personalitetit të individit, cilësive dhe sjelljes të cilat e shoqërojnë për një kohë të gjatë të jetës së tij. Gjatë bisedës me portalin “ngrite zërin tënd”, Zejne es-Samadi e cila punon si trajnerë në fushën e “aftësitë e jetesës” nën fondin Jordanez për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, bën të qartë disa sjellje negative të cilat mundë të zbulohen në fazat e mëhershme.

Këtë e identifikoj gjatë punës së bërë në përforcimin e aftësive shoqërore pozitive tek të rinjtë, dhe zhvillimin e mekanizmave të tyre me qëllim të përgatitjes së tyre për t’i bartur përgjegjësitë e veprave personale, si dhe mundësin të kuptuarit të tjetrit, lidhja e marrëdhënieve pozitive me të tjerët. Trajnimet e kësaj eksperte përfshijnë fëmijët dhe të rinjtë nga mosha 10-18 vite kryesisht grupet e anashkaluar nga shoqëria që janë të rrezikuar më tepër, siç kemi rastin me bonjakët dhe emigrantët. Sipas trajnerës, cilësitë negative të cilat shfaqen nga nxënësit gjatë trajnimit janë trashëguar nga familjarët përmes bisedave të tyre dhe përmes mënyrave se si ata i kanë zgjedh problemet. Kjo e shtynë trajneren që të kontaktoj me të afërmit e tyre dhe të bisedoj me ta rreth këtyre cilësive dhe sjelljeve në mënyre që ata të t’ua tërheqin vëmendjen fëmijëve të tyre qysh në fëmijëri se këto cilësi dhe sjellje janë të dëmshme dhe si të tilla që janë duhen shmangur. Trajnerja dhe ekspertja es-Samadi, shkakun e shfaqjes së këtyre sjelljeve negative që qojnë në intolerancë dhe ekstremizëm ia vë disa faktorëve të ndryshëm, siç janë: kushtet ekonomike, papunësia dhe mbyllja e disa shoqërive në vetvete në mënyrë totale. Ajo tërheq vëmendjen prej disa cilësive që janë më të dukshme:

1- Të vetmuarit dhe izolimi në vetvete, kjo cilësi duket qartë tek ata që nuk pëlqejnë të marrin pjesë në aktivitete me koleget e tyre në punë kolektive si grup, por preferojnë që të mbesin të heshtur dhe të ndarë nga pjesa tjetër e shoqërisë.

2- Mos pranimin e tjetrit, personat e veçuar me këtë cilësi dallohen lehtë gjatë zhvillimit të bisedës me ta për tema politike ose fetare. Ai i cili nuk e pranon tjetrin e konsideron veten se është i vetmi në hak (në të drejtë) për çdo gjë. Nganjëherë i fole disa shprehje që tregojnë se ai i nënvlerëson të tjerët nga nacionalitet tjera ose feve e racave të ndryshme që nuk janë nga shoqëria e tij.

3- Pa aftësia e tij për të hulumtuar dhe verifikuar në mënyrë pozitive, kjo u adresohet personave me burme të kufizuara për nga njohuritë, që bazohen në burime jo të sakta për ndërtimin e ndonjë ideje ose informacioni të ri. Shumë prej atyre që atribuohen me këtë cilësi janë nga ata që lancuan idenë e ISIS-it, këta janë prej frakcioneve më të bindura që vetëm këta janë në hak, vetëm për atë se thirrin në praktikimin e fesë. Këtu mjafton që të jesh i pa aftë për të hulumtuar si duhet për të ra në rrjetet e tyre.

4- Mungesa e aftësive për debat dhe polemik, kjo duket qartë tek personat që zakonisht janë tepër fanatik për mendimet e tyre, dhe nuk kanë aftësi për të debatuar por, preferojnë të futen në luftë dhe grindje të ashpër gjatë debatit për ta bindur palën tjetër.

5- Mungesë e të menduarit kritik, logjik dhe analitik, kjo zakonisht shfaqet tek personat që besojnë në risi(bidate) dhe mite, qoftë edhe nëse ato janë të dëmshme për ta. Apo gjëra që nuk kanë mbështetje nga logjika e shëndoshë. Është lehtë të dallohet se kush e ka këtë cilësi, ai zakonisht sillet në mënyrë të çuditshme, dhe me sjellje të pa kontrolluara, beson në mendime të çuditshme që nuk përkasin me realitetin.

Es-Samadi, vë në pah fanatizmin e tepruar tek fansat e lojës së futbollit, që stadiumet e Jordanisë po e përjetojnë çdo herë e më tepër, ku shihet një defekt i vërtet që nuk mundë të mohohet. Kjo tregon se është e domosdoshme që të ndalemi te ky defekt dhe ta shërojmë atë në kohën sa më të shpejtë. Ajo shton “për fat të keq, kjo dukuri sa vjen e rritet, siç edhe po rritet numri i personave të prekur me këtë dukuri. Shkaktari i rritjes së kësaj dukurie është mungesa e pajisjes me shpirt sportiv, humbja e vetëdijesimit të vërtetë që është rezultat i mungesës së leximit nga këta persona dhe largimi nga bibliotekat dhe kultura. Kjo bëri që shikimi dhe prezantimi në këto ndeshje të jenë përplot me fanatizëm e dhunë, dhe larg argëtimit dhe kalimit të kohës së lirë. /foltash/

Postime te ngjajshme