Nëna që bredhë me fëmiun e saj në shkretëtirën e quajtur ISIS

41727113_1754564948003044_1055604417627160576_nShkruan: Shemsi Jashari

Nëna është qenia me sublime, më madheshtore që ekziston, ajo nga çdo gjë që bënë,  lëshon dashurinë si një aromë të fortë  që bënë botën e fëmijës të pushtohet nga dashuria që i jep kuptim jetës. Nëna është diqka e pazevëndësueshme, e kaq të dashur e bënë përgjegjësia dhe sakrifica që ajo bënë për familjen dhe fëmijet që sjell në jetë.

Fëmija është fryt i një nëne të palodhur, të dashur që çdo natë bie duke menduar dhe falënderuar zotin, që i fali ndjenjën më të bukur që ekziston, të qenurit nënë. Nëna nuk resht kurrë përpjekjet për të kthyer çdo vuajtje në dashuri dhe ngrohtësi. Vetëm nënat e zotërojnë këtë aftësi, sikur të kenë diçka mbinatyrore që iu mundëson të dhurojnë dashuri dhe jetë.

Po çfar të themi për ato gra (nëna) që kanë harruar se kanë misionin e shenjtë të qenurit nënë? A meritojnë të quhen nëna ato gra shqipëtare që bash atëhërë kur duhej të kujdeseshin që fëmijëve të vet të iu mësonin ABC-në, e jetës dhe të mbillnin tek fëmijët e tyre dashurinë, sjelljën e mirë, respektin për tjetrin, dijën për të ardhmën dashurinë për atëdheun ato i morën si të pashpirta dhe u nisen në një rrugë pa krye, në një rrugë drejt ferrit të quajtur Siri dhe “Luftë e shenjtë” e ISIS. Po çfar deshët të arrini me këtë?

Ju dështuat në shumë beteja derisa u bëtë nëna dhe doni të fitoni betejat u huaja që nuk kanë qellim tjetër përveç shkatërrimit?

Ju dështuat betejën e parë të kuptoni se jeni shqipëtare dhe nëna e vertetë shqipëtare lindë, jeton dhe vdes duke mbjellur, edukate, dashuri dhe respekt për kombin shqipëtarë.

Ju dështuat edhe në, edukimin tuaj përsonal, shkollimin tuaj, nderin ndaj familjës tuaj dhe në vend se të mësoni, për kulturën dhe historinë shqipëtare, për rolin e madh dhe të pazëvendësueshëm të nënës shqipëtare gjatë historisë për çlirimin e trojeve shqipëtare, shkuat dhe mësuat disa fjalë arabe (lutje) dhe u mbështollët më një qarqaf turpi të zi si korbi, që ska të bëjë asgje me kulturen traditen shqipëtare.

Ju dështuat edhe kur krijuat familje dhe lindët fëmijë pa qenë gati të kuptoni se, të qenurit nënë është përgjegjësi e madhe dhe fëmijët me të lindur kanë disa të drejta, që as ti si nënë nuk ke të drejt ti shkelësh.

E çfar bëtë ju?  I morët si pa të keq fëmijët, pa pikë ndjenje e përgjegjësie dhe i dërguat fëmijët tuaj në zona lufte, ku njerëz të çmendur siç janë këta të “ISIS” vrasin e masakrojnë civil të pafajshëm, kjo është me shumë se çmenduri, çfarë njerëz jeni ju?

Ju dështuat edhe kur në familjet tuaja as dorën nuk ua jepnit familjarëve tuaj duke thënë se është “haram”  dhe silleshit  si “muslimane të dëvotshme” që veç me zotin komunikoni. E çfar bëtë në ISIS?

Atje u shëndrruat në skllave, në misionin tuaj për të ngritur moralin e kasapëve të çmendur të ISIS, çmenduri!!.

Ju dështuat në gjithçka qe keni prekur e bërë, por vetëm një duhet ta dini, respektin për nënën shqipëtare nuk e njollosni dotë, nënat tona kanë moral, kanë dashuri, nënat tona shqipëtare na dërguan në luftë për çlirim të Kosovës, na edukuaan të jemi të gatshëm të vdesim për atëdhe, të punojmë për atëdhe, e jo për toka të huaja dhe luftra të turpshme.

Nënat tona janë besimtare të mira dhe të sinqerta dhe nuk bëjnë aventura ne llogari të huaj, ato besojnë në zotë e drejtësi dhe jo në thënije të keqinterpretuara.

Gratë dhe nënat shqipëtare duhet të marrin shembull nga dështimet e këtyre grave që përfunduan në ferr për së gjalli, që të mos bien pre e mendjeve të krisura të disa burrave që për pak para dhe premtime për parajsën me femra, janë të gashëm ti sakrifikojnë  gratë dhe femijët  e tyre duke i dërguar në Siri!!

Gratë duhet të thonë JO, nëse burrat e tyre janë çmendur dhe duan të shkojnë drejt Sirisë dhe ISIS-it.

Nënat duhet të jenë të gatshme ti vërejnë qysh herët nëse fëmijet e tyre kanë filluar të devijojnë drejt ekstremizimt dhe te parandalojnë atë të keqe qe i pret, nënat duhet edhe të vdesin duke ruajtur fëmijët e tyre dhe jo ti vrasin fëmijët me dorën e tyre duke i dërguar në ato vende lufte.

Duke qenë shqipëtarë/e i/e mirë dhe atëdhetarë/e  i/e mirë, gjithsesi do të jeni edhe besimtarë/e  i/e mirë.

Thuaj jo ekstremizmit dhe radikalizmit në emër të fesë.
/foltash/

Postime te ngjajshme