Në xhaminë e Profetit në Medine janë konsumuar 3,000 ton ujë të zemzemit në natën e 27-të të Ramazanit

6f884a73-3581-4f59-afd8-e34f10ea67fb_16x9_788x442 Presidenca e Xhamisë së Madhe të Profetit, e përfaqësuar nga të gjitha departamentet e saj, u ofroi besimtarëve myslimanë të gjitha kushtet e nevojshme për të kryer ritualet e tyre me lehtësi, mes një fluksi të madh adhuruesish. Një nga këto departamente është Suqiya Zamzam (Departamenti i Zemzemit) me shërbimet e saj në sigurimin e ujit të shenjtë për adhuruesit dhe vizitorët e umrës, sipas Agjencisë Saudite të Shtypit. Drejtori i Departamentit të Suqiya Zamzam Inxh.Osama al-Hajili tha se plani i Suqiya Zamzam ishte i suksesshëm, ndërsa konsumimi i ujit të shenjtë gjatë natës së 27-të të muajit të shenjtë të Ramazanit arriti në 3,000 ton. Al-Hajili lavdëroi përkushtimin e stafit të Suqiya Zamzam gjatë muajit të Ramazanit, i cili u përpoq të jepte sa më shumë ujë të shenjtë që ishte e mundur, në përmbushjen e aspiratave të vizitorëve të shumt.

Postime te ngjajshme