Ne Shqiptarët nuk duhet të biem pre e atyre që keqpërdorin fenë

25589813_323331094848859_1431653262_nTrazirat dhe luftërat në lindjen e mesme vazhdimisht marrin vëmendjen botërore. Diku rreth 300 shqiptar nga Kosova thuhet se shkuan për të luftuar përkrah organizatës terroriste ISIS. Shumë prej këtyre personave kanë dhënë jetën me premtimin se do të jenë prej xhentlinjëve, pra se në botën tjetër do të jenë në xhennet.

Por kur ndalemi e shikojmë, nuk mund të mos habitemi se si qenka e mundur që të gjitha grupacionet na qenkan banorë të xhennetit. ISIS thotë se xhihadistët e tyre janë në xhennet. Al Nusra po ashtu thonë do të jemi në xhennet.

‘Al Kaida në xhennet’,
‘Talebanët në xhennet’,
‘Hamasi në xhennet’,
‘Hezbollahu në xhennet’,
‘Boko Harami në xhennet’,
‘Ushtria turke në xhennet’,
‘Forcat kurde në xhennet’.
Këtu dikush patjetër është duke gënjyer. Sipas kësaj mendësie, xhenneti qenka ekskluzivitet vetëm i të apostrofuarëve, kurse besimtarët e rëndomt qenkan të privuar prej xhennetit, thënë më mirë; për ne besimtarët e rëndomt nuk paska xhennet. Andaj ne si shqiptar të mos biem pre e propagandave të huaja dhe të punojmë për interesat e të tjerëve, që po e keqpërdorin fenë për qëllimet e veta. Por të ndalemi të reflektojmë, e të fillojmë të punojmë për kombin dhe vendin tonë. Ta duam atdheun tonë të shtrenjtë, e të punojmë për të mirën e vendit tonë, se mjaft çuam ujë në mullinjtë e huaj. Pa shtet nuk mund të praktikohet as feja dhe nuk mund të jenë fetar të mirë ata qe nuk e duan kombin dhe shtetin e vet. Zoti i Madhërishm deshi të na krijoj shqiptar, andaj pranojeni dhe duani atë që Zoti na e caktoi me vullnetin e Tij. Ta duam atdheun tonë, kombin tonë, gjuhën dhe flamurin tonë. Të punojmë për të mirën e vendit, kombit, familjes, e kjo do të jetë në të mirë të fesë dhe në dobi të të gjithëve. /foltash/

Postime te ngjajshme