Në Kur’an thuhet “Ne u dhamë juve urtësinë”, e JO, Ne u dhamë juve shpatën

21458580_275983879583581_1954432129_oMe cilin Islam po i nxjerrni njerëzit nga Islami dhe po lejoni vrasjen e tyre? Kujdes! Ata po vjedhin zemrën tënde Veprimet e sotme vërtetë duken qesharake dhe të çuditshme. Përderisa pjesa e njerëzve tanë e mësuan fenë nga të parët dhe u përpoqn ta ruajnë ate nga devijimet, në një moment të paprtiur na paraqitin të tjerë që pretendojnë se sollën Islamin e vërtetë, duke rrënuar çdo gjë që ishte ndërtuar deri më tani. Përveq kësaj paraqitja e tyre me pamje rrënqethëse dhe ide të injorimit të besimit tënd të dertanishëm dhe nxjerrja jote nga besimi.

Mësimet e reja të panjohura deri tani, i nxorrën nga feja gjithë të parët tanë duke i llogaritur se ishin ndër shekuj të devijuar. Pra, duan të vjedhin zemrat e njerëzve tane dhe këtu duhet të kihet kujdes. Në këtë ne themi dhe pyesim: Me cilin Islam po i nxjerrni njerëzit nga Islami? Në parimet e Islamit ne mësuam ndër shekuj që një person i cili deklaron shehadetin, ai është besimtar musliman. Tani të mëvonshmit na mësojnë ndryshe, kuptohet nëse ne ua vëmë veshin. Rëndësi sipas tyre tani ka vetëm ai i cili zbaton platformën e nxjerrjes nga Islami të atyre që besuan dhe deklaruan dëshminë e besimit.

Nëse nuk ndryshojmë, sipas tyre, pamjen, veshjen, ecjen, ngrënien, pirjen, uljen, gjumin etj të shumta krejtësisht tretësore, atëherë assesi dëshmia e besimit nuk është dëshmi e besimit. Të nxjerrin nga Islami me një Islam të tyre. Lejojnë shkatërrime në tokë me fetva false, vrasjen, luftën, mbytjen dhe tentimin për të nënshtruar dhe vjedhur apo blerë zemrat e njerëzve.. Këta të mëvonshmit tani me një “Islam” të ri të projektuar sipas përrallave të tyre, na tregojnë zakonisht rrëfime mbi femrën; nuk lejohet të punoj, të studioj, të vozisë, të mësojë shkencat mjekësore, nuk i lejohet të jetë stomatologe, gjinekologe, mësuese etj,etj.

Sipas logjikës së tyre ajo duhet krejtësisht me plotkuptimin e fjalës të jetë robëreshë e bashkëshortit dhe shërbëtore e tij. Aq larg shkuan sa nuk hezitojnë të përdorin fjalor fyes, ofendues dhe nënçmues të femrës, edhe ate duke përdorur minberet e shenjëta të xhamive për të atakuar këdo që nuk i përshtatet atyre. Nuk mund të kuptojmë se çfarë Islami po na tregojnë, kur dihet që Islami ka urdhëruar punën, studimin, shkollimin, avancimin si dhe ka liruar femrën nga robëria pagane dhe injorante e kohëve të shkuara.

Tendenca për të rikthyer skenat e prapambeturisë dhe shtypjes janë tendenca për të çrrënjosë Islamin madhështorë. Një gjë të tillë assesi se nuk do e arrijnë, por frika ekziston që një pjesë shumë simbolike ka shitur zemrën në adresa të errëta ideologjike dhe kriminale të këtyre që të nxjerrin nga Islami me një Islam të tyre. Populli ynë duhet të qëndrojë besnik mësimeve të parëve tanë dhe mësuesve të arsyeshëmfetar e të cilët të nxisin në besim, punë, dije, respekt dhe nderim njerëzve pa dallim gjinie, race, gjuhe apo besimi. Kështu na mëson Kur’ani dhe tradita profetike. Kjo sigurisht se i pengon orientimit të tregëtarëve me fenë dhe në emër të fesë. Po e përmbyllim; Zoti në Kur’an thote: ” Ne u dhamë juve urtësinë…” Nuk thotë Kur’ani, Ne u dhamë juve shpatën
/foltash/

Postime te ngjajshme