NATA E KADRIT

21397209_275553156293320_132346506_nShkruan: Muhammed Muteveli Esh-Sha’ravij

NATA E KADRIT Nata e Kadrit është ajo natë në të cilën zbriti Kur’ani. Kur’ani është i përjetshëm, sepse ai është cilësi e Allahut të Madhërishëm, prandaj Kur’ani zbriti këtë natë nga Levhi Mahfudhi në qiellin e fundit që pastaj të fillojë misionin e tij, vepro apo mos vepro. Nëse e marrim parasysh ndryshimin e vitit hënor, lunar, nga viti diellor, gregorian, do të shohim se Nata e Kadrit mund të bie në çdo ditë të vitit sipas kalendarit gergorian. Muaji i Ramazanit bie në pranverë, vjeshtë, verë dhe dimër apo më mirë të themi në çdo kohë, respektivisht në çdo stinë të vitit. Nuk ka asnjë muaj prej muajve të vitit diellor, në të ciliën nuk ka ardhur muaji i Ramazanit. Me kalimin e kohës shohim se edhe Nata e Kadrit vjen në çdo ditë prej ditëve të vitit. Nata e Kadrit është një natë e zgjedhur me qëllim të caktuar se ajo është koha kur i bëhet ibadet Allahut të Madhërishëm, kur mbretëron qetësia dhe dëlirësia shpirtërore dhe në mënyrë më të mirë mund ta shprehim sinqeritetin, sepse ai i cili adhuron Allahun vetëm sa për sy e faqe, vetëm që ta shohin njerëzit ose në mënyrë hipekrite apo dëshiron të flitet vetëm për të se është njeri i mirë, nuk do të mund ta bënte në këtë natë, kurse ai i cili i bën ibadet Allahut të Madhërishëm natën është ai i cili e nderon sinqerisht dhe ka besim të plotë në Të. Kur Allahu e zgjodh një kohë dhe një vend apo një njeri që t’ia dhurojë ndonjë prej dhuntive të shumta të Tij aq sa të dëshiroje, e zjedh atë që t’ua komunikojë krijesave të Tij misionin dhe programin e Allahut të Madhërishëm. Kjo zgjedhjë nuk është vetëm në favor të një njeriut, pra kjo është në interesin e të gjithë njerëzve? Zgjedhja e Mekkes, për shembull, që të jetë vend i shtëpisë së Allahut të Madhërishëm është në të njëjtën kohë nderim për botën në tërësi, njerëzit nga të gjithë vendet e botës shkojnë atje në haxhxh për ta kryer obligimin dhe të pendohen, kërkojnë falje prej Allahut të Madhërishëm dhe të kthehen të pastër nga mëkatet e tyre. Dobia këtu nuk është i kufizuar vetëm ne Mekke, por ajo zgjerohet dhe përfshinë botën në tërësi. Muhammedi [a.s.] u dërgua mëshirë për mbarë njerzimin dhe të gjithë lutemi nga ajo që ai na predikoi në këtë mënyrë, lutemi edhe për veten tonë, sepse ai duke qenë në atë pozitë të lartë në Ditën ë Gjykimit do të ndërmjetësoje për të gjithë ne dhe kështu do të na përfshijë mirësia dhe mëshira e Allahut për shkak të pozitës së tij dhe për shkak të autoritetit të lartë që ka tek i Lartësuari dhe Madhëruari, Allahu i Madhërishëm. Po ashtu, kjo vlen edhe për zgjedhjen e Natës së Kadrit, qëllimi i së cilës është që tërë botën ta përfshijë dhuntia dhe mëshira e Allahut të Madhërishëm. Që njerëzit të jetojnë në qetësi dhe në paqe në këtë botë ata duhet të lirohen prej shumë gjërave, e para prej tyre është frika. Frika është prej gjërave të njohura, pastaj shqetësimi dhe dëshprimi i cili depërton thellë në zemër, kjo mund të vijë nga një gjë e panjohur. Pastaj është mashtrim, kur dikush mashtron. Nata e Kadrit është paqe dhe qetësi, ajo na përkujton Kur’anin dhe sikur ne t’u përmbaheshim mësimeve të tij, kjo do të na kishte larguar frikën, shqetësimin dhe dëshpërimin. Lidhur me këtë Imam Xhaferi Es-Sadiku thotë se habitem prej atij që frikohet, si nuk mbështetet te fjala e Allahut të Madhërishëm. Allahu mjafton për ne dhe sa kujdestar i mirë është Ai. Edhe ata pa i gjetur kurrfarë e keqe, u kthyen me dhuntinë dhe mirësinë e Allahut. Nuk ke të meta, unë me të vërtetë kam bërë padrejtësi ndaj vetes. Dhe ne iu përgjigjem dhe kështu ne i shpëtojmë besimitarët. E çështjen time ia lë Allahut, me të vërtetë Allahu i sheh robërit e Vet. Dhe Allahu e shpëton besimtarin prej të këqijave që i kurdisen. Allahu çka dëshiron bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Tij. Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak pasuri dhe fëmijë mund që Zoti të ma japë kopshtin tim më të mirë se tëndin. Për të ndodhur diçka në këtë gjithësi patjetër duhet të ekzostojë subjekti i cili kryen veprimin si dhe objektin mbi të cilin bie veprimi. Mund të gjendet subjekti dhe objekti, mirëpo shkaku për të cilin fillon veprimi mund të mungojë. Prandaj, veprimi kërkon determinimin e këtyre tre elementeve subjekte, objekti dhe shkaku. Për këtë Allahu i Madhërishëm na udhëzon që të kemi kujdes për veprimet tona. Ai na udhëzon që të mos themi se unë do ta bëj një punë nesër, por themi, nëse Allahu i Madhërishëm dëshiron që ta bëj këtë punë, atëherë do ta bëjë. Allahu i Madhërishëm në Kur’anin famëlartë thotë: ‘’ Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: ‘’Unë do ta bëj këtë nesër! Vetëm (nëse i shton): Në dashtë Allahu’’. (El-Kehf:23-24). Patjetër duhet thënë vetëm nëse dëshiron Allahu, shtrohet pyetja përse? Për arsye se ti nuk ke asgjë prej elementeve të veprimit, nuk e zotëron ekzistimin e objektit deri nesër apo pas disa orëve. Po ashtu, nuk e ke mundësinë e mbetjes deri nesër, nuk e zotëron mbrotjen e kohës për nesër, po ashtu nuk e ke fuqinë e sigurisë të nesërmes, mirëpo fjala se do ta bësh atë nesër është alegori, prandaj duhet kthyer tek Ai i cili e zotëron mundësinë e ekzistimit të këtyre elementeve dhe për këtë arsye ti obligohesh të thuash ‘’nëse dëshiron Allahu’’ dhe në këtë rast ke dalur prej mashtrimit në të vërtetën dhe realin. Nëse ndodhitë i kanë këto elemente, atëherë kur e kemi fjalën te zbritja e Kur’anit, ajo e determinon zbratësin, atë të cilit i është zbritur si dhe shkakun e zbritjes. Nata e Kadrit paraqet kohën e zbritjes, por nëse i hedhin një sy Kur’anit, do të shohim se ai zbriti pjesë-pjesë sipas ndodhive. Zbriti natën, por zbriti edhe ditën, mirëpo zbriti edhe në çdo kohë, ndërkaq zbritja e Kur’anit në Natën e Kadrit do të thotë ishte vullnet i Krijuesit që ta nxirte Kur’anin prej thesarit të Tij, në të cilën ishte ruajtur për ta kryer misionin e tij. Në tokë për të dalur nga bota e fshehtë në botën konkrete, zbritja e Kur’anit burimin e ka tek Allahu i Madërishëm. Këtë më së miri e tregon Kur’ani Famëlartë ku thotë: ‘’ne me urtësi e zbritëm atë (Kur’anin) dhe me urtësi është zbritur’’. Por ai ka të bëjë edhe me Xhibrilin, zbriti me të shpirti besnik, me këtë nënkupon se me atë zbriti edhe shpirti besnik. Mirëpo, ai i cili e zbriti ështe Allahu i Madhërishëm. Fjala ‘’enzele’’ nuk ka mbështetje tjetër përveç te fjala Allah. Këtë më së miri na i sqaron Kur’ani Famëlartë ku thotë: ‘’Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit’’. Do të thotë se ne e morëm nga (Lehvi Mahfudhi) nga bota e fshehtë ku ishte ruajtur që ta fillojë misionin e tij ndër krijesat. Zbritja e Kur’anit nuk është vetëm për t’u kuptuar por edhe që Kur’ani ta fillojë misionin e tij, prandaj, është thënë zbriti prej Lehvi Mahfudhit në këtë botë për ta filluar misionin e vet, pastaj është e mundur që pjesa e parë të ketë zbritur në këtë natë, atë që duhet ta kuptojmë është se Allahu i Madhërishëm ia atriboi Kur’anin vetvetes, kurse zbritjen e tij Xhibrilit. Kjo do të thotë se Xhibrili e barti ashtu siç ishte, ashtu sikur ia zbriti Allahu i Mahërishëm Pejgamberit të Tij. Në Kur’an nuk është bërë kurfarë ndryshimi, por ai mbet sikur e ka zbritur Allahu i Madhërishëm. Nata e Kadrit është natë në të cilën Allahu zbriti Kur’anin që të fillojë misioni i tij ndër krijesa. E zbriti në qiellin më të afërt, e që prej aty, pastaj Xhibrili t’ia zbres Muhammedit [s.a.v.s] Kur’anin. Deri në momentin ku atë e mori Xhibrili, ishte në porosinë e Allahut, e kur Xhibrili ia përcolli Muhammedit [s.a.v.s] ishte në pronosinë e tij. Kur atë e mori Pejgamberi [s.a.v.s] dhe ua kumtoi njerëzve, ai u bë edhe pronosia jonë. Këtë na vërteton edhe Kur’ani Famëlartë ku thuhet: ‘’Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit’’. Na bën të kuptojmë se fjala ‘’inzal’’ – zbritje, do të thotë se Kur’ani filloi ta ushtrojë misionin e tij ndër krijesat me (veprim ose mosveprim) duke zbritur në tërësi në qiellin më të afërt, ku pastaj zbriste Xhibrili pjesë-pjesë sipas ndodhive. Nata e Kadrit (Kuptimi i kohës nuk mund të qëndrojë) Këtu vërehet se përemri ‘’ne’’, Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Famëlartë thotë: ‘’Ne e zbritëm atë’’. Është përemër vetor në veten e parë. Kurse, përemri ‘’atë’’ është përemër i vetes së tretë njëjës. Kur e lexon Kur’anin do të shohësh se Allahu i Madhërishëm në çdo veprim që bën, paraqitet në përemrin e vetes së parë shumës, për arsye se veprimi i kërkon kompaktësine e cilesive të shumta të Allahut të Madhërishëm sikurse jane: urtësia, mëshira, fuqia, dituria, etj. Mirëpo, Allahu i Madhërishëm kur flet për vetveten flet në trajtën e njëjtë, madhëria e Tij nuk tha:’’Ne jemi Allahu’’ por tha: ‘’Unë jam Allahu’’. Në këtë rast ai flet për veten e Tij se Ai nuk ka shok tjetër. Mirëpo, kur flet për një ndodhi, e cila kërkon disa cilësi të përbashkta, atëherë ai përdor trajtën e shumësit. Në Kur’anin Famëlartë, Allahu i Madhërishëm thotë: ‘’Ne e zbritëm atë’’. Prandaj ai që e ka zbritur është Allahu i Madhërishëm, i zbritur është Kur’ani, ndërsa koha në të cilën zbriti është Nata e Kadrit. Allahu u Madhërishëm e veçon një kohë prej kohëve, sepse Ai është Krijues dhe bën çka dhëshiron, zgjedh prej melekëve dërgues, zgjedh dërgues prej njerëzve. Në tokë zgjedh ndonjë vend të caktuar, prej kohës zgjedh një moment. Ai di më mirë se çka ka krijuar. Kjo zgjedhje nuk ka të bëjë vetëm me kohën, por ka të bëjë me atë se s’ka ndodhi në atë kohë. Kur Allahu i Madhërishëm zgjedh një kohë, një vend, zgjedh njerëz apo melekë, kjo nuk do të thotë azgjë tjetër, përveç se kjo zgjedhje të depërtojë apo të përfshijë çdo gjë. Ajo nuk është favorizim i njeriut e as nuk është favorizim i melekëve. Për arsye se favorizimi këtu është favorizim e vetë ndodhisë së zbritjes. Ne dëshirojmë që kjo ndodhi të përhapet dhe ta përfshijë Muhammedin [s.a.v.s]. ai dëshiroi që kjo zgjedhje ta përfshijë tërë njerëzimin. Kur Ai i zgjedh melekët dëshiron që zgjedhja dhe drita e tyre të pëtfshijnë çdo vend. Dhe kur Ai e zgjedh një natë, dëshiron që zgjedhja e Tij të përfshijë çdo kohë dhe çdo vend, kanë për qëllim që zgjedhja të përfshijë çdo vend, çdo kohë dhe çdo njeri. Kur Allahu i Madhërishëm zgjodhi Muhammedin [s.a.v.s] dhe dalloi atë në mesin e Pejgamberëve. Kërkon prej nesh që te luteni për atë e të ngritet në gradën e lartë. Ky është shtim për nderin e tij. Mirëpo, në realitet kur lutemi për Pejgamberin [s.a.v.s], lutemi për vetveten përarsye se në Ditën e Gjykimit kur Muhammedi [s.a.v.s] do ta marrë pozitën e lartë, hapi i parë që do të bëjë është që do të ndërmjetësojë për ne dhe kur ne lutemi për Muhammedin [s.a.v.s] atëherë ne lutemi për vetveten. Së këndejmi, Nata e Kadrit, meqë Kur’ani ka zbritur atë natë dhe Kur’ani është bartësi i udhëzimit të Allahut të Madhërishëm për mbarë njerzimin, duhet të jetë respektuar. Kur njeriu e nderon një kohë, Ai e nderon ngjarjen që ka ndodhur në atë kohë. Koha nuk është me rëndësi, por me rëndësi është vetë ngjarja që ka ndodhur. Kur njeriu e nderon Natën e Kadrit, ai bën këtë meqë Allahu i Madhërishëm e nderoi atë, sepse ajo natë ishte Nata e shpalljes së Kur’anit dhe nderimi i saj do të thotë nderim i ngjarjes e cila ka ndodhur në atë natë, e ajo ngjarje është Kur’ani. Njeriu nuk e nderon një ngjarje që ka ndodhur në një kohë vetëm pse është gëzuar me gjurmët e saj. Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Famëlartë thotë: ‘’ Ne e zbritëm ate (Kur’anin) në Natën e Kadrit’’. Do të thotë paraqitja e Kur’anit prej Lehvi Mahfudhit, kur ishte i ruajtur që ra filloi misionin e vet në mesin e krijesave. Mund të shtrohet pyetja se a ekziston Nata e Kadrit pasi Allahu i Madhërishëm e zgjodhi atë natë që ta zbresë Kur’anin. Kjo është koha burimore për caktimin e ngjarjeve. Koha e zbritjes së vendimëve të Allahut të Madhërishëm në qiellin e fundit që bëhet në këtë natë pasi kjo është koha e caktimit të ngjarjeve. Allahu i Madhërishëm e ugjodhi këtë natë për lindjen apo zbritjen e ngjarjeve më të mëdha për mbarë njerëzimin. Pra, prej nga erdhi fjala Nata e Kadrit? Ajo ishte natë e vlefshme edhe para se Allahu ta zbritte Kur’anin atë natë. Allahu i Madhërishëm e zgjodhi këtë natë që ta zbres vlerën me zbritjen e Kur’anit. Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Famëlartë thotë. ‘’Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje’’. Sipas kësaj, kjo natë mund të jetë koha për ta zbuluar të vërtetën e Allahut dhe dhuntitë e Tij të shumta për robërit e Tij. Ky është pra Kur’ani Famëlartë. Nata e Kadrit mund të ketë dy kuptime: ajo mund të ketë kuptim nderi, e mund te jetë edhe kuptim të përcaktimit të ngjarjeve. Nëse merr me përcaktim nderi e ke marrë Ku’ranin, e nëse e merr me përcaktim të gjërave s’ka pengesë që të merret si e tillë dhe gjëja më e mirë që ka ndodhur atë natë është Kur’ani. Nata e Kadrit e mori vlerën e vet nga dy aspekte: për nga përcaktimi dhe rëndësia. Për këtë Allahu e madhëroi Natën e Kadrit ku në Kur’anin famëlartë thotë: ‘’E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit?’’ Allahu thotë: ‘’Ma edrake’’, fjala ‘’edra’’ është folje e kohës së kaluar e do të thotë se askush nuk ka njoftuar për Natën e Kadrit. Pasi Allahu i Madhërishëm e mohoi se dikush e njoftoi Muhammedin [s.a.v.s.] për Natën e Kadrit. Me këtë nënkuptojmë se vlerën e saj nuk e di askush përveç Allahut të Madhërishëm. Nëse dëshiron të dishë vlerën e saj, këtë e gjenë në Kur’anin Famëlartë, ku Allahu i Madhërishëm me fjalë të bukura të tij e argumenton dhe na e sqaron. Përse një natë – një mijë muaj!? Kur Kur’ani thotë ‘’edrake’’ ose ‘’judrike’’ patjetër duhet të vërejmë një gjë. ‘’Ma edrake’’ do të thotë se nuk ishte askush, i cili të njofton për këtë natë, para kësaj, kurse fjala ‘’tudrike’’ do të thotë se askush nuk e njoftoi apo të bën me dije për këtë natë në të kaluarën dhe se askush nuk do të njoftojë në të ardhmën, prandaj ‘’ ma tudrike’’, do të thotë ajo që nuk mund t’i dihet dhe njihet. Kur thuhet ‘’ma edrake’’ në kohën e kaluar, kjo e ka kuptimin se askush nuk të lajmëroi asgjë për ato në natë deri këtë moment. Mirëpo. Allahu i Madhërishëm do të lajmërojë tash, dhe Allahu i Mahërishëm ta bëri me dije: ‘’Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!’’. Kur lexon në Kur’an ‘’ma edrake’’ duhet ta dishë se Allahu do që të të njoftojë, ndërsa kur lexon ‘’ma tudrike’’ duhet ta dishë se ajo është prej gjërave të fshehta dhe se Allahu i Madhërishëm nuk do ta bëjë me dije atë, dhe kjo fjalë nuk thuhet. Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Famëlartë thotë: ‘’E çtë bëri ty të dish se çështë Nata e Kadrit?’’ Vetëm ‘’kadri’’ i madhërishëm, të cilin nuk mund ta përvetësojë askush me përpjëkjen dhe diturinë e Allahut të Madhërishëm. Ky është madhërimi i Natës së Kadrit sikur dhuntia në të është më e madhe se sa janë në gjendje ta kuptojnë njerëzit. Por, atë e kupton Ai i cili e ka zgjedhur atë për atë zbritjen e më të mirit send që zbriti. Lidhur me këtë Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Famëlartë thotë: ‘’Nata e Kadrit është më e rëdësishme se një mijë muaj!’’ Këtu kemi të bëjmë me vlerësimin e një nate që është më e vleshme se një mijë muaj. Para kësaj patjetër duhet të ndalemi. Pasi këtu përmendet një mijë muaj, kurse viti ka 12 muaj, atëherë një mijë muaj bëjnë 80 vjet, 80 netë se një mijë muaj. Këtu mund të shtrohet pyetja a është ajo më e vlefshme se netët që përsëriten. Nata e Kadrit gjatë 80 viteve do të përsëritet 80 herë a do të thotë kjo, se Nata e Kadrit, në të cilën ne jemi sot është më e vlefshme se 80 netë të Kadrit të ardhshëm? Po ashtu, mund të shtrohet pyetja pse u zgjodh fjala një mijë në mënyrë të veçantë? Përsosja është se Allahu i Madhërishëm i ishte drejtuar në rend të parë popullit arab. Kurse arabët, në atë kohë mendonin se numri një mijë ishte fundi i të gjithë numrave të zbuluara. Për këtë arsye, kur shtonin ndonjë numër mbi një mijë e përsëritnin një mijë e kaq. Ata nuk dinin fare për miliardin, biliardin apo triliardin etj. Për ata njëmijëshi ishte fundi i të gjithë numrave. Prandaj Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Famëlartë thotë: ‘’Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!’’ Apo ajo është sendi më i madh të cilin e njohin majat numërike. Kjo do të thotë se Nata e Kadrit është më e vlefshme se e tërë koha sado gjatë që të jetë ajo. Këtu përsëri mund të shtrohet pyetja më e vlefshme se një mijë muaj, përse? Përgjigjja është për Pejgamberin e Zotit si dhe për ummetin e tij. Muhammedin [s.a.v.s] kishte dëgjuar se një njeri kishte luftuar në rrugë të Zotit një mijë muaj. Ndërsa jeta e ummetit të tij u shkurtua dhe me këtë sikur Allahu i Madhërishëm deshti ta përgëzojë atë dhe i tha: ‘’ju keni një natë, nëse e shfrytëzoni atë dhe i bëni ibadet Zotit do t’ju mjaftojë për një mijë muaj’’. Shtrohet pyetja një mijë muaj për çka? Përgjigja është për luftë në rrugë të Zotit, kjo na jep të kuptojmë se Allahu i Madhërishëm ia kompensoi ummetit të Muhammedit [s.a.v.s] në jetën e tij të shkurtur atë që të tjerët e kishin arritur në jetën e tyre të gjatë. Mirëpo Allahu dëshiroi të na jep diçka në vend të kohës së Natës së Kadrit, vendi i zbritjes së melekëve në tokë me Mëshirën e Allahut. Zbritja e Mëshirës së Allahut në tokë është bërë sipas rregullave dhe ligjeve, por nuk është larg mendjes që në çdo rregull dhe në çdo ligj të ketë një lloj melekesh. Melekët janë krijesa të padukshme të Allahut, çdo ligj e rregullt siç është ushqimi, mëshira, vdekja etj. Për melekët Allahu i Madhërishëm në Kur’an Famëlartë thotë: ‘’Dhe pasha ata që çdo çështjë rregullojnë!’’ (En-Naziat:5). Do të thotë se Allahu i Madhërishëm i krijoi misionin të fshehtë të kufizuar në jetë. Nata e Kadrit mund të jetë e veçuar për zbritjen e Kur’anit, sespe Allahu i madhërishëm e veçoi atë qysh prej kohëve më të vjetra që ajo të jetë kohë e zbrijtjes në tokë. Urdhërat u zbresin melekëve. E pastaj ata i zbatojnë gjatë tërë vitit. Allahu i Madhërishëm në vijim të kësaj sureje thotë: Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit’’. Ajo që na e argumenton neve se në Natën e Kadrit zbresin edhe gjëra të tjera përveç Kur’anit, pra na bën me dije Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Famëlartë ku thotë: ‘’Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (xhibrili)…’’ Erruhl emin është Xhibrili i cili zbriti me Kur’anin, kurse melekët tjerë po ashtu zbritën me të mirat e Allahut në tokë, me këtë nënkuptojmë se përveç Kur’anit melekët zbresin me detyrë të caktuar dhe secili prej tyre kryen misionin e vet, me të cilin është ngarkuar nga ana e të Plotëfuqishmit. Allahu i Madhërishëm për këtë fragment në Kur’an sqaron, ku thotë: ‘’Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit’’. Kjo do të thotë se atë natë nuk zbret asgjë tjetër, përveç asaj që është mirësi, që është paqe. Për arsye se mirësitë e zbritura nga ana e Allahut, në listën e tij erdhën për të mirën e njerëzve rreth tërë asaj që ka të bëjë me jetën e tyre. Kjo është sa i përket anës materiale të jetës, ndërsa sa i përket anës shpirtërore të saj, është zbritja e Kur’anit, i cili e solli programin e fundit të zhvillimit të jetës së njeriut në tokë. Nëse çështja është kështu dhe ne e pranojmë atë që ka zbritur në këtë natë dhe e bëjmë program jete, atëherë në tërë botën do të mbizotëroje paqja, mëshira dhe begatia, paqja e Natës së Kadrit është paqe e të gjithë kohëve, kjo paqe nuk do të prishet assesi. Paqja zbriti Natën e Kadrit, mirëpo ne kemi ata që e zbatojmë atë ose nuk e zbatojmë. Nëse e zbatojmë atëherë paqja e Natës së Kadrit do t’i përfshijë të gjithë kohërat. Kur ne e pranojmë këtë nuk e fusim në veprim, atëherë paqja e vërtetë ka zbritur në Natën e Kadrit, por ne jemi ata që nuk deshëm të kemi dobi prej kësaj paqeje. Prej nesh kërkohet që Natën e Kadrit ta kalojmë me ibadet të sinqertë ndaj Zotit Fuqiplotë nëse ne veprojmë në këtë mënyrë duke iu lutur Allahut ashtu siç kërkohet prej nesh, me këtë ne e kemi përsëritur kohën, në të cilën ka zbritur ai, të cilën e çmojmë më së tepërmi, e ky është Kur’ani Famëlartë programi i të cilit na e shpjegon ibadetin e sinqertë e të pastër ndaj Zotit Fuqiplotë. Prandaj kur e kremtojmë Natën e Kadrit, ne e shprehim gëzimin tonë për atë natë dhe për atë që zbriti atë natë. Do të gëzohemi për atë, që ka zbritur atë natë vetëm atëherë kur gjurmët e atij, që ka zbritur, të jenë evidente në shpirtrat tanë dhe në sjelljet tona. Për njerëz të këtillë, Allahu i Madhërishëm thotë në mënyrë të qartë. Në një hadith kudsij që e transmeton Pejgamberi [s.a.v.s] thotë:’’Pasi robi im është gëzuar për programin tim deri në atë shkallë që e bëri atë ta ndërojë naten e zbritjes dhe fillimin e pjesëve të para dhe programit, shpërblimi Im i vërtetë dhe i vetëm është që ta falë atë, (d.m.th. ta bëjë magfiret dhe ta shpërblejë)’’.

Postime te ngjajshme