NAMAZI I NATËS ME XHEMAT PAS NAMAZIT TË TERAVIVE ËSHTË BIDAT I RI DHE JO PRAKTIKË E GJENERATAVE TË PARA MYSLIMANE

25593740_323331104848858_1494852431_n-HISTORIKU I NAMAZIT TË TERAVIVE – NAMAZI I NATËS ME XHEMAT PAS NAMAZIT TË TERAVIVE ËSHTË BIDAT I RI DHE JO PRAKTIKË E GJENERATAVE TË PARA MYSLIMANE

Gjatë ramazanit, myslimanët shtojnë përkushtimet e tyre ndaj Zotit përmes agjërimit dhe lutjeve të tyre. Krahas pesë kohëve të zakonshme të faljes brenda 24 orëve, myslimanët përgjatë zhvillimit historik të tyre e kanë shtuar edhe namazin opcional dhe vullnetar të teravive në xhemat- kongregacion. Në mesin e dijetarëve të Islamit, fatkeqësisht nuk ekziston një pajtim i plotë me argumentim të prerë për formën, dhe mënyrën e ekzekutimit të këtij ibadeti fetar brenda muajit të Ramazanit. Në literaturën islame sunite të hershme, teravitë janë njohur me emrin “Qiyamul Layl min Ramadan” ( Përkushtimi ndaj natës së Ramazanit), ose kiyam-er-Ramadan, Sunnetu el-Mu’ekkedeh( synet I përforcuar) etj.etj. Në një transmetim të evidentuar në përmbledhjen e Muslimit thuhet se Muhamedi (a.s) fillimisht dhe shkurtimisht u lut në namaz të Taravive gjatë 2-3 ditëve të para të Ramazanit, por në ditën e katërt ndërpreu këtë praktikë nga frika se mos po shndërrohej në namaz mandator, por kurrë nuk e ndaloi atë. (Sahih Muslim;Vol 4, Hadithi 1666) Të njëjtën gjë e bëri edhe Ebu Ebu Bekri, pasuesi i parë i myslimanëve pas Muhammedit a.s., i cili vet nuk i fali taravitë në xhemat-kongregacion, por as nuk i ndalojë (Sahih el-Buhari; Vol. 3, , Hadithi 227)

Ishte Halifi Omer ai i cili përcaktojë numrin e reqateve të teravive në 20 , si dhe formën e faljes në xhemat-kongregacion (Sahih el-Buhari; Vol. 3, Hadith 227), të cilin më pastaj e vazhduan edhe pasuesit e tij Othmani dhe Aliu. Grupimet shiite të myslimanëve si alevitët, 12 imamët, ismailitët etj., namazin e teravive e konsiderojnë si bidat, i paraqitur pas vdekjes së Muhammedit a.s.. Në vend të taravive 12 imamët shiitë besojnë në namazin e Tehexhudit ose Salat el-Leyl (“lutja e natës”), e cila rekomandohet gjatë gjithë vitit,e sidomos gjatë netëve të Ramazanit. Pas luftës, në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare është bërë traditë nga ana e pasuesve të disa bindjeve sektare jo tradicionale, që të grupojnë besimtarë në namazin e natës dhe te organizohen në xhami pas taravive të tubuar në xhemat- kongregacion. Ky është vullnet i tyre i lirë dhe le ta bëjnë, por ata do të bënin shumë mirë sikur të mos të thonin se kjo është një traditë dhe praktikë e të parëve mysliman. Namazi opcional- nafile i natës bëhet në vetmi dhe në qetësi kur përkushtimi ndaj Zotit është maksimal.

Xh.Hamiti

Postime te ngjajshme