Na thonë që muzika është haram e për bombat vrasëse ndaj njerëzve nuk flasin

21458580_275983879583581_1954432129_oSa janë të çuditshëm disa në cilësimet e tyre, veprimet, fjalimet dhe shkrimet që i bëjnë. I tërë potenciali i injorantëve është përqendruar në ndalimin e gjërave për të cilat nuk ka qartësi Kur’anore. Kur’ani ka dispozitat e qarta të adhurimit ndaj Zotit, të raporteve midis besimtarëve musliman me jomuslimanët, të ndërtimit të personalitetit me moral të lartë e virtyte që çmojnë vlerën e jetës së njeriut. Jeta e njeriut është dhuratë e Zotit dhe askujt nuk i lejohet që të cenoj të ardhmen e tij. Isami ka urdhëruar njerëzimin që të jentë i kujdesshëm në atë çfarë e flet dhe e vepron. Por injorantët pothuajse nuk e kanë shumë parësore vlerën e jetës së njeriut, harmoninë e tij dhe lumturinë.

Duan që t’I mohojnë diqka që Zoti nuk I ka ndaluar ndërsa i lejojnë disa gjëra që Zoti i ka ndluar por edhe heshtin përballë disa çshtjeve jetike. Tregimet, rrëfimet dhe anekdodat janë gjëra që nuk janë parësore që ne t’i dëgjojmë ato. Të flasësh për gjëra krejtësisht jo të rëndësishme e të harrosh ato që janë obligative, nuk është gjë tjetër veqse mohim i Fjalës së Zotit në njërën anë dhe cenim i ardhmërisë në anën tjetër. Nuk mund të ketë kohë për gëzim derisa nuk i ndalni bombat nga fjalimet dhe veprat tuaja. Më mirë është kënga se sa bomba. Ndaleni bomën që të flasim më pas për këngën dhe jetën. Ju po flisni kundër këngës, muzikës dhe poezive, por nuk po flisni kundër vrasjeve dhe krimeve që po ndodhin nga ithtarët tuaj që ju i mësuat, i rekrutuat dhe i bët. Mos na flisni për muzikën se askush spo ua vë veshin, por flisni për ate që e ka thënë I Madhi Zot, duajeni dhe respektojeni njeriun dhe vlerën e lartë që ka. /foltash/

Postime te ngjajshme