Muhamedi a.s ndërtoj raporte të shkelqyera me ithtarët e Librit

Old-Vintage-BooksNjë nga pikat kulminante të raporteve të Muhamedit a.s. me ithtarët e Librit apo Ehlul Kitabët është edhe marrëveshja e quajtur “Karta e Medines”. Kjo kartë konsiderohet kushtetuta e parë në Islam që rregullon të drejtat, obligimet dhe raportet qytetare mes muslimanë-ve dhe jomuslimanëve dhe historikisht merret në konsideratë edhe nga studiuesit e ligjeve pozitive për të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave, të drejtat e emigrantëve, etj. Më poshtë do paraqesim edhe disa nga nenet e Kartës së Medines:
 Hebrenjtë me besimtarët (musliman) janë një Ummet (popull).
 Hebrenjve u takon feja e tyre, ndërsa besimtarëve (musliman) feja e tyre
 Askush nuk mund të bëj krim ndaj aleatëve
 Ata që do të strehohen tek hebrenjtë (bitane), do të konsiderohet si vetë hebrenjtë.
 Aleatët duhet të ndihmohen në rast rreziku
 Aleatët duhet të kenë kujdes nga intrigat reciproke (Nesimi, 2005)
 Është detyrë e gjithë muslimanëve të ndihmojnë dhe t’u ofrojnë sjellje miqësore çifutëve, të cilët kanë hyrë në marrëveshje me ta. Asnjë shtrën-gim i çfarëdo lloji qoftë nuk duhet ushtruar mbi ta dhe nuk duhet ndihmuar armiqtë e tyre kundër tyre.
 Çifutët e fisit Benu Auf, Benu En-Nexhxhar, Benu El-Haris, Benu Sa’id, Benu Hashim, Benu Al-Avs, Benu Sa’Laba, Benu Xhafna dhe Benu El-Shataiba që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe përkrahës të muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosmëri fesë së tyre dhe muslimanët të tyres. Për-veç çështjeve fetare, muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përka-sin një grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej tyre kryen shkelje brutale, thyen beti-min ose është fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.  Nëse një bashkësi e tretë zhvillon luftë kundër muslimanëve dhe çifutëve, pjesëmarrës në traktat, ata do të duhet të luftojnë bashkërisht. Ata duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin reciprokisht dhe ndërmjet tyre duhet të ekzistojë dashamirësia dhe besueshmëria e ndërsjellë. Çifutët duhet t’i përballojnë shpenzimet e tyre të luftës dhe muslimanët shpenzimet e tyre.
 Është detyrë e palëve të kësaj marrëveshjeje të sillen me njëri-tjetrin sinqerisht dhe ti’a dëshirojnë të mirën njëri-tjetrit. Asnjëri nuk duhet të bëj tjetrin objekt shtypjeje dhe padrejtësie dhe i shtypuri duhet të ndihmohet.
 Çifutët duhet t’i ndajnë shpenzimet së bashku me muslimanët për aq kohë sa ata luftojnë bashkërisht.
 Nëse Jethribi (Medina) do të pushtohet, muslimanët dhe çifutët bashkërisht duhet ti kundërvihen me një mbrojtje të bashkuar.
 Nëse muslimanët bëjnë traktat paqeje me ndokënd, çifutet duhet ta respektojnë atë. Edhe nëse çifutët bëjnë paqe me ndokënd, muslimanët janë të obliguar të ofrojnë bashkëpunim të ngjashëm me çifutët. Por në rast të ndonjë lufte fetare të njërës palë, nuk do të jetë përgjegjësi e palës tjetër të bashkëveprojë në të.
 Në rast të pushtimit të Jethribit (Medines) secila palë duhet të mbrojë pjesën që është përpara saj. (Kureshi, 2015, pp. 51-54) Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, gjatë periudhës së pejgamberisë së Muhamedit në Medine disa çifutë u paraqitën te Profeti Muhamed, që ai të zgjidhën dhe të gjykon në një debat dhe mospajtim mes tyre dhe një rast tjetër mes tyre dhe disa muslimanëve. Në rastin e parë, duke u bazuar në rastet gjyqësore mes çifutëve ai gjykoi në bazë të ligjeve të tyre gjyqësore. Në rastin e dytë ai gjykoi në favor të çifutëve pasi dëgjoi rastin nga të dy palët, por muslimanët që në fakt ishin hipokritë ishin të mërzitur nga ai gjykim. Kjo ngjarje potencohet edhe në Librin e Shenjtë, Kur’anin (4:65) (Gyndyz, 2015, p. 113)

Postime te ngjajshme