Mrekullia: Vogëlushi nxirret gjallë nga rrënojat, 3 ditë pasi tërmeti vrau 530 persona

auto_iran-baby_11510914082Ekipet e shpëtimit kanë qenë dëshmitarë të një “mrekullie të pabesueshme”, pasi  kanë gjetur shëndoshë e mirë një fëmijë, tre ditë pasi një tërmet vdekjeprurës tronditi kufirin Iran-Irak.

Fëmija u gjet në mes të rrënojave të qytetit të Sarpol-e-Zahab të mërkurën në mëngjes, 3 ditë e gjysmë pasi tërmeti 7.3 ballësh  vrau të paktën 530 persona.

Një foto e vogëlushit, i cili duket të jetë i qeshur dhe aspak i shqetësuar, është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale. Shumë njerëz e quajtën “një mrekulli” dhe shprehën se mbijetesa e fëmijës është simbol shprese pas tragjedisë.

Shërbimet e urgjencës vazhdojnë të kërkojnë të mbijetuarit gjithnjë e më pak njerëz po nxirren gjallë nga rrënojat e ndërtesave të banimit, duke shtuar dita-ditës numrin e viktimave.

Në qytetin me shumicë kurdësh të Sarpol-e-Zahab, i cili ishte edhe më i prekuri, spitalet po i trajtojnë të lënduarit në terren dhe kanë vendosur tenda për 70,000 njerëz që kanë mbetur pastrehë në motin e dimrit.

Agjencitë e ndihmës thonë se ka ende nevojë për strehim, batanije, rroba për fëmijë, mjekime dhe ujë të pijshëm.

Solidariteti dhe forca njerëzore

Donacionet nga diaspora iraniane në mbarë botën kanë ndihmuar në vënien në kontroll të situatës alarmante, duke shkelur kështu edhe sanksionet ndërkombëtare.

Po ashtu, në përpjekje për të mbledhur fonde, një peshëngritës iranian,  i cili fitoi medaljen e artë në Olimpiadën e Rio 2016, ka vënë nxjerrë medaljen e tij në ankand .

Kianoush Rostami, i cili u rrit në provincën Kermanshahit, pranë Sarpol-e-Zahab, tha se ishte “duke marrë një hap, sado të vogël” për të ndihmuar personat në nevojë pas tërmetit tragjik.

“Unë do ta nxjerr medaljen time për ankand. Të gjitha fitimet do të shkojnë për njerëzit që u  goditen nga tërmeti dhe kane nevojë për ndihmë”, deklaroi ai.

Tërmeti i 7.3  ballësh i të dielës ra në kufirin midis Irakut dhe Iranit, duke detyruar të gjithë banorët e Bagdadit të dalin jashtë në rrugë të tmerruar.

Ai ra në një thellësi relativisht të cekët prej 23 kilometrash, duke bërë shkaktuar dëmtime të mëdha dhe lëkundje që arritën deri në Turqi./foltash/

 

Postime te ngjajshme