Mohamed Salah dhuron 500.000 funte

LONDON, ENGLAND - Saturday, November 4, 2017: Liverpool's Mohamed Salah prays as he celebrates scoring the fourth goal during the FA Premier League match between West Ham United FC and Liverpool FC at the London Stadium. (Pic by David Rawcliffe/Propaganda)

Futbollisti i Liverpool, egjiptiani Mohamed Salah, tanimë dihet se është një prej atyre lojtarëve që i kushton shumë rëndësi edhe pjesës humanitare, kjo ndoshta edhe për shkak të besimit të thellë që ka ai në Zot.
I fundit ka qenë edhe gjesti i Salah, i cili dhuroi pajisje në vlerë prej 500.000 funteve në një spital në Kajro të Egjiptit, për fëmijët të cilët vuajnë nga kanceri në eshtra.

Anësori po kalon një formë fantastike tek Liverpool prej se u transferua nga Roma, duke qenë njëri nga protagonistët kryesor në suksesin e “The Reds”.

Salah në 38 paraqitje për Liverpool, ka arritur të shënoj 32 gola dhe është njëri nga pretendentët kryesorë për lojtarin e vitit në Premier League.

Postime te ngjajshme