Mendjelehtësia dhe injoranca i bëri që të bredhin kodrave të Sirisë

25589813_323331094848859_1431653262_nAjo që me 2011 filoi si rezistencë qytetare kunder regjimit të presidentit sirian Bashar al Asad, shpejt degjeneroi në një luftë të tmerrshme, ku krimet e llahtarëshme të terroristëve lanë të shtangur mbarë botën, derisa njerëzit mbetëm të lemeritur nga tmerri që po e shihnin përmes televizionit. Mirëpo përkundër këtij fakti, 317 kosovar shkuan t’i bashkangjiten radhëve të terroristëve të ISIS-it, të cilët pretendonin se mbi terrorin e shkaktuar ndaj njerëzve të pafajshëm, ata po ndërtonin një shtet islam të cilit i referoheshin ‘kalifat’. Gjatë këtyre shtatë viteve të terrorit në Siri, u raportua për shumë kosovar të vrarë. Shumë prej këtyre individive që shkuan në Siri për të luftuar, aq larg kishin shkuar me cmendurit e tyre të pësuar nga shpëlarja e trurit përmes indoktrinimit, sa që nuk iu kishte mjaftuar të shkojnë vetë, por ata morën me vete edhe gra dhe fëmijë, thuajse tek ta varej suksesi i shtetit të terrorit që ata e quanin kalifat. Shumë fëmijëve kosovar tani janë duke e paguar shtrenjtë mendjelehtësinë e prindërve të tyre.

Këta individ mund t’i quajmë vetëm prind biologjik, ngase prindërit e vërtetë mundohen që t’i sigurojnë fëmijët e tyre dhe t’u ofrojnë atyre çdo të mirë, e jo t’i rrezikojnë ata. Muhamedi a.s ka thënë: Fëmija është fryt i zemrës dhe një lule me aromë të xhenetit. Kurse personat që dërguan familjet e tyre në Siri kanë shkelur me të dy këmbët vlerat islame dhe porositë profetike. Këta individ dështuan në çdo aspekt. Dështuan të kujdesen për familjet e tyre. Vetë humbën jetën, kurse lanë gratë dhe fëmijët në mëshirën e terroristëve. U bënë shkaktar të cenimit të nderit të bashkshorteve të tyre, meqë terroristët i skllavëruan ato. Ua ndalën rritjen fëmijëve dhe ua fshinë buzëqeshjet nga fytyra. Ua ndalën lojën dhe gëzimin. Ua cunguan shkollimin dhe edukimin.

Kanë lënë gratë dhe fëmijët të bredhin shkretëtirave drejt të panjohurës, drejt frikës dhe zhgënjimit. Këta individ tru-shpëlarë në vazhdimësi kanë vjellur vrerë ndaj hoxhallarëve që thirrnin kundë shkuarjes në Siri, kurse glorifikonin imamët ekstremist të cilët tani po shihet se ishin të shitur. Akuzuan hoxhallarët dhe redaksinë e Foltash se ishin pabesimtarë, kurse tani e kanë kuptuar se ata me imamët e tyre ishin të pabesë. Thanë se hoxhallarët që flasin kundër ekstremizmit janë injorant, por tani po shihet se kush ishte vigjilent e kush injorant. Imam Hasan el Basriu ka thënë: Dallimi mes dijetarëve dhe injorantëve është se, dijetari e kupton rrezikun e fitnes para se të ndodhë, kurse injoranti e sheh dëmin e saj vetëm pasi që të ketë ndodhur ajo. Fatkeqësisht për disa tashmë është bërë vonë, ngaqë nuk donin ta kuptonin atë që ua kemi thënë me kohë. /foltash/

Postime te ngjajshme