Mediet luajnë rol jetik në luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit

mediaMisioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar një konferencë që për temë pati angazhimin e mediave në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, raporton Ekonomia Online.Ekspertë të njohur vendorë e ndërkombëtarë, përfaqësues të mediave, shoqërisë civile, policisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, kanë diskutuar për rëndësinë e marrjes së informacionit të saktë dhe relevant për ekstremizmin dhe radikalizimin e dhunshëm që shpie në terrorizëm (VERLT).Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, tha se kërcënimi nga ekstremizmi dhe radikalizmi i dhunshëm nuk është specifik vetëm për Kosovën, por për gjithë botën.Brathu shtoi se mediet luajnë rol jetik në luftimin e këtyre fenomeneve.

Sipas tij, gazetarët duhet të japin informata të sakta, t’i verifikojnë faktet dhe të raportojnë në mënyrë të paanshme.“Ekstremizmi dhe radikalizmi prek të gjithë sektorët, përfshirë edhe mediet. Rreziku nga ektremizmi dhe radikalizmi ka marrur përmasa botërore. Deklaratat e politikanëve të Kosovës kanë theksuar luftimin e radikalizmit edhe ekstremizmit. Mediet të angazhohen dhe të bashkëpunojnë.

Kjo konferencë shërben edhe për policinë dhe mediat në mënyrë që të rritet bashkëpunimi”.“Hulumimet që janë bërë nga UNESCO kanë treguar se mediet dhe rrjetet sociale mund te luajnë rol shtytës drejt radikalizmit. Mediet luajnë rol jetik në luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit. Ne duhet të angazhohemi në këtë dialog shoqëror, mediet duhet të përfshihen. Raportimi i medieve mund të jetë kundërproduktiv, përdroimi i terminologjisë, si islamist, terrorist, mund të kenë efektin e kundërt me atë që ne dëshirojmë të inkurajojmë.

Gazetarët të japin informata të sakta dhe të paanshme, verifikim të fakteve dhe qasje e baraspeshuar, kjo nuk është dicka e re”.“Ideja është që të kemi gazetarë transaperntë ndaj të gjitha komuniteteve. Misioni ynë është i përkushtuar për t’i njoftuar mediet se si të luftohen ekstremizmi dhe radikalizmit. Inkurajojmë dialog shoqëror, mediet luajnë rol jetik që ky dialog të jetë i mundshëm”.

Brathu tha se luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit nuk është përgjegjësi vetëm e Qeverisë, por edhe e shoqërisë.“Jemi këtu për të ndimuar, jo për të diktuar, ndërhyrë në rolet e institucioneve apo medieve. Nuk është specifike per Kosovën por për gjithë Evropën. Nuk është përgjegjësi vetëm e Qeverisë, por edhe e gjithë shoqërisë”.

Lulzim Fushtica, Koordinator Nacional për VERLT, tha se pa mediet realizimi i strategjisë për luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit, të cilën Kosova e ka miratuar vitin 2015, nuk do të jetë i mundshëm, raporton EO.“Kosova gjatë viteve të fundit është përballur me rreziqe të tilla. Qeveria ka punuar vazhdimisht. Në vitin 2015 Kosova ka miratuar një strategji për luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit. Përpjekjet e Kosovës për të luftuar këtë kërcënim ka forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës. S’mund ta ndryshojmë të kaluarën, duhet të punojmë. Bëj thirrje publike për mediet që të bëhen partnerë. Pa mediet realizimi i strategjisë do të jetë i pamundur”.Në këtë konferencë është prezantuar edhe udhëzuesi pesë pikësh për raportimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Postime te ngjajshme