Më shumë ndalesa (Harame) ka në librat e autorëve sesa nga vet Kur’anin

25589813_323331094848859_1431653262_n Është bërë pothuajse e rregullt përgjigjeja në pyetjet e njerëzve mbi çështje të ndryshme të jetës. Përgjigjeja më e shpeshtë dhe pothuajse absolute është : Nuk lejohet, është haram, ndalohet etj.
Në këto përgjigje të shpejta dhe të rrepta, argumentimi i ndalesave pothuajse në të shumtën e rasteve bëhet duke cituar “dijetarët”. Kanë thënë apo janë në dy mendime dijetarët, disa thonë s’lejohet dhe është mekruh e urrejtur e disa tjerë me automatizëm thonë : NDALOHET-HARAM.

Dispozitat Hyjnore dalin nga Kur’ani e jo nga opinionet e njerëzve apo përpjekjet e tyre për komentim dhe qartësim. E kemi thënë më parë me dhjetëra herë që teksti Kur’anor është i paprekur dhe të cilin e besojmë, por të thuash se kjo çështje është haram se ka thënë IbnKajjimi apo Ibn tejmijja, Bin Bazi, Fevzani… kjo është absurd në vete. Ata nuk janë të shenjtë dhe nuk janë hyjnorë. Poqese lexojmë titujt dhe shkrimet e tyre vërtetë aty nuk gjen më shumë se 2-3 çështje që ata u thonë lejohet. Edhe lejesat që i bëjnë janë me disa dhjetëra parakushte dhe kushte e që në fund na dalin sërish ndalesa.

Por ne nuk kemi pse të humbim kohë në atë se çfarë thonë dhe çfarë mendojnë. Ne e dijmë që Zoti i Lartmadhërishëm, njeriun nuk do ta pyet se përse nuk ke ndjek dispozitën e “ndalesës”së individëve, por ne do të përgjigjemi për raportet tona me Krijuesin, familjen dhe me të gjithë pa dallim. Imitimi i verbër sjellë gjenerata që ndjekin me pasion dhe pa logjikë për të ardhmen si dhe dëmton trurin e shëndoshë të atyre që kanë vizion . Aspak nuk duhet ta marrim si serioze mendimin e dikujt në një çështje për të cilën nuk ka folur Kur’ani Fisnik e as i Dërguari i Zotit.

Postime te ngjajshme