MASHTRIMET E PROPAGANDËS SË ASHTUQUAJTURIT “ ISIS” PO VDESIN

25593528_323331051515530_523378498_n Që në zënafillë të daljes në publik të një orgnizates terroriste të quajtur ISIS, ata që kanë pasur arsye dhe rezonim e kanë kuptuar se ajo ishte një mashtrim oridiner për të futur në kurthë individ dhe grupe të caktuara, duke luajtur dhe manipuluar me ndjenjat fetare, se gjoja sipas tyre ka ardhur koha për besimtarët mysliman kudo në botë që të bashkohen në themelimin një shtetit “parajsë” në tokë. Një pjesë e mendjelehtëve dhe të euforistëve i besuan i çmenudrisë propaganduese të thirrësve “ shpëtimtar” për gjëja realizimin e një kauze të tillë të rrejshme, dhe pa menduar gjatë të prirë nga emocionet e pakontrolluara gjeten veten në radhët e tyre. Shumë prej tyre me të prekur tokën e “ Shamit” u zhgenjyen deri në palcë, por atëherë ishte vonë për t`i tërhjekur këmbët nga një tokë e përgjakur, e cila ishte bërë pre e shumë grupeve dhe frakcioneve,të cilat nuk kishin as komandë unike, as qëllim e as vision.

Disa nga të mashtruarit dhe të manipuluarit me shumë vështirësi arritën që të largohen nga toka “premtuese”, por pjesa dërmuese u morr peng nga “komandantët shpëtimtar të ymetit ” për t`u vrarë e maskruar në beteja vëllavërase. Ata që po thirrnin në shehidllëk- maritirizim të shenjtë, nuk po shkonin dot vet për të kapur këtë “mirësi” dhe për të takuar hyritë symëdhenjë në xhenet-parajsë, por që ishin aq shpirtmirë e shpirtgjerë që këtë “mirësi” t`ua preforonin të rinjëve dhe të rejave të cilët ishin target i mashtrimit të lehtë. Të gjitha veprimet e tyre u gjykuan nga elita e dijetarëve mysliman si devijime dhe kapërcime të çdo norme dhe rregulle fetare islame objektive. Gjithçka ishte afetare në veprimet dhe sjelljet e tyre. Historia do t`i shënojë si të përdal dhe manipulues dhe si shembulli më i keq i sjelljes së një njeriu të kamufluar nën pektun e fesë islame, e cila ishte dhe është larg çdo veprimi të tyre. Kauza e rrejshme e e ashtuquajturit ISIS po merr fund, por ku do të mbesin të gjitha ata të cilët i thirrën të rinjtë që t`i bashkangjiten manipulantëve dhe të cilët i morën në qafë njëherë e përgjithëmonë. Ku do të mbesin rënkimet dhe mallkimet e nënave dhe baballarëve të cilët nga duarët e tyre të lodhura ju përvodhën fëmijët e tyre të dashur e të rritur me shumë mund.

Postime te ngjajshme