Llojet e ekstremizmit, metodat e trajtimit dhe shërimit të tyre

saudi-prison-deal Nuk është sekret për askënd se fanatizmi është pozicionimi në atë që e shtyn atë të kundërshtoj këdo që nuk pajtohet me të, dhe fanatikët ( ekstremistët) qëndrojnë vigjilent të përfshihen ndaj çdonjërit që nuk pajtohet me të, përpiqet të prekë me fjalë dhe pozicionet e të tjerëve duke paraqit mendime të këqija ndaj tyre . Nga tiparet e ekstremizmit; zemërimi i madh dhe akuzat e shumta për të tjerët për falsifikim, herezi e ndonjëherë edhe për risi në Fe ( Bidate), ekstremisti dëshiron që vetëm ai dhe mendimi i tij të fitoj, ose grupi dhe doktrina të cilës i përket, ose personi që e do, ose partia e tij apo edhe qoftë klubi tij sportiv, ka disa imazhe ekstreme të jo tolerancës – edhe pse fanatizmi jo toleranca në vetvete është ekstremizëm – e cila e dërgon njeriun deri tek shkëputja e marrëdhënieve farefisnore ose dëmtimi i fqinjit dhe ndoshta e dërgon edhe deri tek luftimi i atyre që nuk pajtohet me ta. Kështu, jo toleranca është një rrezik i madh për shoqërinë dhe duhet të korrigjohet dhe të përpiqemi ta minimizojmë sa më shumë të jetë e mundur.

Shkaqet e ekstremizmit janë të shumta por mund të kufizohemi në dy arsye të mëdha:
– Ekstremizmi Intelektual mendor: Zakonisht ka dobësi të njohjes së gjërave dhe mbyllet në një vizion të kufizuar duke e besuar atë deri në shkallën e shenjtërimit nganjëherë, edhe pse ato njohuri nuk janë origjina e fesë dhe besimit, apo duke imituar sheikun ose një grup i cili ka rregulla dhe tradita të cilat transmetohen nga brezi në brez, ose humbja e metodologjisë së studimit, e cila kërkon qasje në shkenca të ndryshme, ose mungesa e kontaktit me mjedise të ndryshme për të fituar eksperiencë të njohurive jashtë të zakonshmes, dhe problemi qëndron në gjysmë-shkencëtarët, të cilët i drejtojnë ata në keqkuptime ndaj gabimeve të sjelljes. Trajtimi i këtij lloji të ekstremizmit mund të bëhet si vijon:

1 – Studimi i jurisprudencës së mospajtimit dhe arsyet shkencore të sajë, pse ka pikëpamje të shumëfishta për të njëjtën çështje kjo ndihmon për të pranuar tjetrën që është e ndryshme në pozicionet dhe perceptimet e tij.

2 – Studimi metodologjik dhe kombinimi i studimeve akademike dhe të mësuarit nga dijetarët që janë modernë.

3- Zgjerimi i rrethit të atyre që u lexojnë atyre dhe atë që lexojnë në përgjithësi të mësojnë rreth kulturave të tjera dhe është shumë e dobishme të mësohen gjuhët sepse gjuha është dritare për botën.

4- Mësimi i kulturës së dialogut, aftësitë e dëgjimit efektiv dhe komunikimin me të tjerët.

5- Studimi i disa shkencave njerëzore si filozofia, psikologjia, sociologjia, logjika dhe kështu me radhë, sepse ai mëson mendjen për të testuar idetë para se t’i gjykojë.

– Ekstremizmi përmes shpirtërores dhe ndjenjave: ky lloj është i rregullit natyror të njeriut, shpesh ndodh për shkak të çrregullimeve, krizave psikologjike dhe konflikteve të brendshme, kujtimet dhe përvojat e personit që nuk është shëruar siç duhet nga këto kriza dhe të cilat e bëjnë atë një bombë të kurdisur e cila mund të shpërthejë në çdo kohë, dhe ky person e dëmton veten gjatë gjithë kohës, për këtë lloj fanatizmi nuk di askush se si është programuar dhe se si funksionon mendja e nën ndërgjegjes, idetë bëhen bindje të përkthyera në emocione, të cilat mund të shfaqen në çdo kohë, edhe pse në shumicën e kohës janë të fshehura. Trajtimi i këtij lloji mund të bëhet si vijon:

1- Edukimi: kjo arrihet që nga vegjëlia duke u edukuar me etikën e ballafaqimit dhe bashkëpunimit me të tjerët, kulturën e dialogut, edukimi i fëmijës për të marrë përgjegjësi, edukimin për të bashkëpunuar dhe dashurinë e të mirës për njerëzit e tjerë, ruajtjen nga egoizmi dhe plotësimi i dëshirave pa ndonjë rregull dhe pa pengesa.

2 – Dëlirësia: Kjo është më e lartë se arsimi, që merret me shërimin e sëmundjeve të zemrës, zilia, urrejtja dhe nënçmimi duke ia mësuar durimin dhe kënaqësinë e kështu me radhë.

3 – Përmirësimi i sjelljes: disa ekstremist të këtij lloji mund të kenë nevojë për psikoterapi dhe t’i referohen specialistëve në modifikimin e sjelljes.

4- Praktikimi i letërsisë dhe arteve: poezia dhe piktura ndihmojnë në nxjerrjen dhe largimin e frustrimit, edhe nëse nuk ka talent të paktën të përpiqet ta ndjejë atë.

5- Shoqërimi me shoqëri të mirë dhe të sjellshëm, sigurisht ndihmon në fitimin e moralit të mirë dhe zbutjen e shpirtit rebel, kjo shoqëri do ti ndihmojë edhe për t’u lutur dhe për të lexuar Kuranin, do ti ndihmoj edhe për modesti dhe për të kërkuar drejtimin në rrugën e vërtetë të Zotit. /foltash/

Autor : Zuhdi Hajzeri

Postime te ngjajshme