Literatura indoktrinuese fetare akoma prezente në Kosovë

25589813_323331094848859_1431653262_n Pothuajse dy dekada kaluan nga lufta e fundit kurse literatura ideologjike vehabiste dhe e rrymave të tjera fetaro-politike që indoktrinuan me mijëra të rinjë, sa vjen dhe shtohet gjithnjë e më shumë. Janë të shumta ato librari nëpër Kosovë që shesin libra të ashtuquajtura islame, por që në fakt janë libra ideologjik me interpretime të ngurta fetare dhe me mendësi mesjetare që promovojnë dhe arsyetojnë dhunën në emër të fesë, duke synuar gjithnjë realizimin e qëllimeve të errëta gjeo-politike.

Këto libra i gjejmë po ashtu në çdo shesh dhe thuajse para çdo xhamie, të ekspozuara me një dozë imponimi nga shitësit ambulant. Madje ç’është edhe më ironike, botues dhe librari të ndryshme që promovojnë literaturën vehabiste dhe të rrymave të tjera fetaro-politike, gjithmonë marrin pjesë në panairin e librit ku vënë në shënjestër të rinjtë naiv që nuk dijnë të dallojnë librat propagandues ideologjik dhe ata të mirëfillt fetar. Njëherit janë pikërisht fillestarët në islam që bien pre e librave indoktrinues dhe përfundojnë më pas si radikal dhe ekstremist. Janë me mijëra libra vehabiste dhe të ideologjive të tjera fetaro-politike që qarkullojnë në Kosovë, të cilat iu paraqiten lexuesëve si libra islam.

Kjo literaturë devijuese është përdorur dhe vazhdon të përdoret akoma edhe nga institutcionet e arsimit jo formal në Kosovë. Kurse “edukative” dhe trajnime të ashtuquajtura fetare mbahen me libra ideologjik që synim kanë indoktrinimin e gjeneratave të reja dhe prodhimin e ekstremistëve dhe fanatikëve të dhunshëm fetar. Literatura ideologjike fetare vazhdon të shkaktoj huti dhe përçarje në mesin e besimtarëve, meqë kemi të bëjmë me shtrembërim të mësimeve fetare dhe devalvim të vlerave islame. Më e keqja është se literatura indoktrinuese po iu ofrohet dhe po iu paraqitet lexuesëve si literaturë islame. Meqë që nga paslufta janë botuar vazhdimisht libra fetar pa kurrfarë kontrolli apo recensimi profesional, përhapja e ideologjive të ndryshme fetaro-politike, sot është në shkallë pandemike në Kosovë. Një studim dhe identifikim i literatures indoktrinuese dhe ekstremste është më se i nevojshëm.

Njëherit nuk duhet të mashtrohet askush nga rënia momentale e organizatave terroriste, meqë përderisa kjo literaturë indoktrinuese vazhdon të jetë e pranishme në duart e lexuesëve, rreziku nga ekstremizmi, terrorizmi dhe politizimi i fesë, do të jetë rrezik permanent për shoqerinë dhe shtetin i cili do të minoj vazhdimisht mirëqenien e qytetarëve dhe prosperitetin kombëtar e shtetëror të vendit tonë./foltash/

Postime te ngjajshme