LËNIA E LEXIMIT PAS IMAMIT, QOFTË NAMAZ ME ZË APO PA ZË

 

default

(Argumentet e hanefijve nga hadithi)

  • Transmetohetprej Imran ibnHusajnitr.a.se “duke e falurPejgamberia.s. drekën, njënjeri nga pas filloitëlexojë “Sebbihismerabbike’le’ala”. Kur e përfundoi namazin Pejgamberia.s., pyeti: Kush lexonte? Kush është lexuesi?Njënjeri u përgjigj dhe tha “unë”, e Pejgamberia.s. iu kthye: Mendova se dikush do tëmë shqetësojë!
    E transmeton Muslimi.Gjithashtu e transmeton edhe Nesaiu dhe për të kan dare një kapitull në vete: Lënia e leximit pas imamit në namazet pa zë.
  • Prej Xhabirit r.a.transmetohet se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Kush lidhet pas një imami, leximi i imamit është lexim për të”.
    E shënonHafidhi Ahmed ibn Menii’ në Musnedin e tij, Imam Muhamedinë Muvetta’, Tahaviu në Sherh Meani’lAthar, Darekutnij e tëtjerë dhe senedi i tij është sahih.
  • Shënohet nga IbnOmerir.a. se ka thënë: “Kur të falet dikush prej jush lidhur pas imamit, i mjafton leximi i imamit, e kur të falet vetë le të lexojë. Thotë transmetuesi: Abdullah ibn Omeri nuk lexonte pas imamit.
    E ka shënuar Imam Maliku me zinxhir sahih dheTahaviu në SherhMeani’lAthar.
  • PrejVehbi ibn Kejsanit përcillet se e kadëgjuar sahabiun Xhabiribn Abdullah r.a. duke thënë: “Nuk ka namaz ai që fal qoftë edhe një reqat pa lexuarFatihanë, përpos nëse falet pas imamit.”
    E shënon Maliku, Tahaviu dhe Bejhekiunë el-Kubra dhe senedi i tijë është sahih.
  • Transmetohet prej Ata ibnJesarit se e ka pyetur Zejd bin Thabitin r.a.për leximin pas imamit e ai i ka thënë: “Nuk lexohet pas imamit në asnjë namaz”.
    E shënon Imam Muslimi në kapitullin e namazit, Bejhekiunë Es-Sunen el-Kubra dhe Ebu Auaneh në Musned.
  • Abdullah ibn Meksemi e ka pyetur Abdullah ibn Omerin, ZejdibnThabitin dhe Xhabir ibn Abdullahin r.a.përkëtë çështje e ata i kanë thënë: “Nuk lexohet pas imamit në asnjërin prej namazave”.
    E shënënTahaviu me sened sahih.
  • Ebu Vaili përcjell nga Ibn Mes’udir.a. se ka thënë: “Qëndro i heshtur kur të lexohet, sepse në të ka diçka (ndonjëurtësi), për këtë të mjafton imami.
    E transmeton Imam Tahaviu me sened sahih, Abdurrezakunë Musannef, Taberaniunë el-Mu’xhemu’l-Kebir, Bejhekiunë el-Kubra dhe e ka përmendur Imam Muhamedinë el-Huxhheh.Ibnu’lHejthemiu ka thënë per transmetimin e Taberaniut se transmetuesit e tij janë të besueshëm.
  • Alkameja transmeton nga Ibn Mes’udi r.a.të ketë thënë: “Jumbushtë goja me dhe (truall) atij që lexon pas imamit!”
    Tahaviu me sened hasen, e përcjell gjithashtu IbnEbiShejbeh në Musannef.
  • Prej Ebi Xhemres, Imran ed-Dab’ijj, përcillet të ketë thënë: I thashë IbnAbbasit r.a.: A të lexoj kur jam i lidhur pas imamit? M’upërgjijg: “Jo”.
    E transmetonTahaviu me sened hasen.
  • Kethiri ibn Murreh transmeton nga Ebied-Derdair.a.të ketë thënë: “U çua në këmbë një njeri dhe pyeti: O i Dërguari i Zotit, a ka lexim Kur’ani në çdo namaz? Ia ktheu: Po. Njëri nga të pranishmit tha; na u bë obligim kjo. Ebued-Derdai tha: O Kethir – e mua më kishte krah tij – kur imami i fal një xhemat, iu mjafton atyre leximi i tij”.
    E transmeton Dare kutnij, Tahaviu dhe Ahmedi, senedi i hadithit është hasen.
  1. Përkthyer nga libri: “Argumentet e hanefijve prej haditheve pejgamberike në meselet e fikhut”
  2. Autor: Muhammed Abdullah ibn Muslim Behleviu
  3. Përktheu:Evzal Sinani

Fol Tash

 

Postime te ngjajshme