Lajm i mirë, nga 2016-ta, asnjë kosovarë nuk ka shkuar në Siri e Irak

iQendra e Kosovës për Studime të Sigurisë, të mërkurën prezantoi raportin me titullin ”Përtej shkaktarëve: Rreziqet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”.

Në raport u tha se numri i qytetarëve kosovarë që kanë udhëtuar në Siri e Irak ka rënë në mënyrë drastike.

 

 

Që nga viti 2016 nuk është raportuar asnjë rast i qytetarëve të Kosovës që ka udhëtuar për Siri e Irak si pjesë e organizatës terroriste.

Më tej është theksuar se sfidë tjetër mbetet diaspora e Kosovës ku rreth 20% e 400 luftëtarëve të huaj me origjinë nga Kosova kanë lindur ose rritur si brez i dytë ose i tretë i emigrantëve në shtetet e Evropës Perëndimore. Këta individë ishin ndër luftëtarët e huaj më ekstrem.

Veç kësaj 190 qytetarë të Kosovës mbeten ende në Siri e Irak. Një rol të madh në mos-shkuarjen e kosovarëve në këto vende e ka luajtur edhe Policia e Kosovës me punën e tyre në pikat kufitare.

Me shkatërrimin e grupit të ashtuquajtur Shteti Islamik, e kanë ndërruar strategjinë duke sulmuar në vendet evropiane.

Postime te ngjajshme