Ky është shteti që nuk ndëshkohesh nëse “edukon” gruan

28829930_1808588252494235_1804052295_n Arabia Saudite është shteti që inkurajon burrat për të “edukuar” gratë e “pa dëgjueshme”. Një rrahje e saj nga ana e burrit konformë rregullave që ata I quajnë sheriatike, është e lejuar dhe për këtë vështirë që ndëshkohet burri. Janë shtet arabe që disa prej tyre lejojnë rrahjen e gruas siq e quajnë ata për ta “edukuar” pork a edhe shtete tjera arabe që ndëshkojnë goditjen apo rrahjen e saj. Në Irak, neni 41 i ligjit ndëshkues saktëson që “ Lejohet rrahja e saj si mënyrë e edukimit, Brenda suazave të caktuara fetare, ligjore dhe zakonore. Ndërsa në Emiratet e Bashkuara Arabe deri në vitin 2016 ishte e lejuar rrahja e gruas e cila nuk llogaritej krim dhe nuk parashihte ndonjë masë ndëshkuese.

Një gjë e tillë sipas nenit nr 53 të çshtjeve ndëshkimore të këtij vendi llogaritej e drejt e burrit për ta edukuar bashkshorten e tij. Egjipti, neni 60 i ligjit për çështjeje ndëshkimore parashihte të drejtën poashtu të burrit për të përdorur forcën në rast të nevojës ndaj bashkshortes së tij. Ndërsa në Marok në një anketë me qytetarë që është bërë në vitin 2015, 38 përqind e burrave mendojnë se gruaja duhet të edukohet e që këtë mendim e mbështesin 20 përqind e grave në këtë vend. Megjithatë, Maroku bën pjesë në mesin e vendeve arabe si Tunisi dhe Libani që rrahjen e gruas e konsiderojnë krim për të cilin ndështohet burri. Gjithashtu Moritania, vend arab, para dy vitesh ka nxjerrë ligjin që sanksionon përdorimin e dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve, edhe pse disa hoxhollarë vehabist në këtë vend, vendimin e qeverisë e konsiderojnë në kundërshtim me sheriatin Islam. Dijetarët e Marokut nuk e konsiderojnë kërkesë Kur’anore e as profetike rrahjen e gruas duke thënë që dhuna në Islam nuk është e pranueshme në asnjë variant dhe se edukimi arrihet përmes arsimimit dhe zhvillimit e jo përmes rrahjes.FOLTASH

Postime te ngjajshme