Kush dëshiron që t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, le të respektojë lidhjet familjare (farefisnore)

s_bajgora_4

Autor :

Sabri ef. Bajgora,kryeimam i Republikës së Kosovës

Në ditët e sotme, shumë njerëz ankohen nga rrizku (furnizimi) i pakët, nuk kanë ndonjë begati e as rehati, nga ngarkesat dhe preokupimet e rënda e të vështira të jetës.. Njerëzit vazhdimisht e kërkojnë rrizkun, por pothuajse i harrojnë shkaqet që e sjellin atë.
Këtu do t’i paraqesim disa nga këto shkaqe të cilat sjellin bereqet dhe rrizk në shtëpitë tona, andaj edhe ti e besimtar, hulumto në vetvete dhe do të shohësh se disa prej tyre sigurisht të mungojnë. Në fakt, do të vëresh se ty mbase as nuk të ka shkuar mendja se këto shkaqe apo sekrete, mund të jenë çelësa të rrizkut:
*

1. Sekreti i parë: Devotshmëria ndaj Allahut dhe mbështetja tek Ai
Allahu xh.sh. thotë:
وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجاً * وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لا يَحْتَسِبُ وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ إِنَّ اللَّهَ بَالِغُ أَمْرِهِ قَدْ جَعَلَ اللَّهُ لِكُلِّ شَيْءٍ قَدْراً
“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) , dhe do t’i japë rrizk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.” – (Et-Talak, 2-3)
Kjo nënkupton që njeriu gjithmonë duhet të ketë kujdes që të kërkojë rrizkun hallall, dhe të largohet nga cdo punë apo përfitim i dyshimtë, e të mos flasim për fitimin haram.
*

2. Sekreti i dytë: Kërkim-falja prej Allahut dhe Pendimi para Tij
Allahu i Madhërishëm thotë:
فَقُلْتُ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ إِنَّهُ كَانَ غَفَّاراً. يُرْسِلِ السَّمَاءَ عَلَيْكُمْ مِدْرَاراً. وَيُمْدِدْكُمْ بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَيَجْعَلْ لَكُمْ جَنَّاتٍ وَيَجْعَلْ لَكُمْ أَنْهَاراً.
“E u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj” – (Nuh, 10-12)
Kurse I Dërguari a.s. thotë: “Atij që e shpeshton Istigfarin. Allahu i Gjithëmëshirshëm do t’ia largojë çdo brengë; për cdo vështirësi e ngushtim, do t’i gjejë rrugëdalje (zgjidhje); dhe do ta furnizojë prej nga nuk e pret (nuk llogarit) fare ” – (Hadith i shënuara në “El-Mustredrek ala es-Sahihajni”)
*

3. Sekreti i tretë: Mbajtja (mos-shkëputja)e lidhjeve familjare
Ka thënë i Dërguari a.s.: “Kush dëshiron që t’i shtohet rrizku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta, le të respektojë lidhjet familjare (farefisnore)”

Postime te ngjajshme