Kur e merr fenë nëpër bodrume dhe internet, përfundon si ekstremist

25589813_323331094848859_1431653262_nPas luftës së fundit në Kosovë, mbajtja e ligjerata fetare jashtë objekteve të destinuara për këtë punë, u bë gjë e zakonshme tek ne. Larg syve të publikut dhe jashtë cdo kontrolli institucional fetar apo shtetëror, predikuesit qenë të lirë të propagandonin cfarëdo që dëshironin. Këta predikues përhapën ideoligji nën petkun e fesë, duke pretenduar se po ua mësonin njerëzve islamin dhe se qëllimet e tyre ishin të mira. Predikuesit ekstremist të ideologjisë vehabiste, mbanin ligjerata të strukur nëpër bodrume, ku tubuan të rinjtë tanë që ua mbushin veshët me lloj-lloj barbarizmash ekstremiste.

Të rinjtë e entuziazmuar se po e mësonin fenë, iu nështruan tërësisht imamëve të tyre, duke rënë kështu pre e manipulimeve të ulëta, që synon tru-shpëlarjen e rinisë me brockullat vehabiste. Për të qenë viktimat gjithmonë online me propagandimet ekstremiste, filloi edhe plasimi i predikimeve në internet, gjithnjë duke synuar shtrirjen sa më të madhe të propagandës ideoligjike ekstremiste. Fatkeqësisht shumë të rinjë ranë viktim e propagandimeve ekstremiste dhe tanimë kanë humbur jetën në shkretëtirat arabe dhe kanë lënë familjet e tyre të bredhin të pa shpresë dhe pa të ardhme. Njëherit ne duhet ta dijmë se ekstremistët do të vazhdojnë propagandimet e tyre të kamufluara me mësime fetare islame dhe nuk do të reshtin deri në realizimin e planeve të tyre djallëzore.

Se si do t’i përgjigjemi ne dhe si do t’i çasemi kësaj problematike, do të ndikoj drejpërdrejt në ardhmërinë e gjeneratave të reja dhe të atyre të cilët janë më të ekspozuarit ndaj këtyre dukurive negative. Andaj duhet patjetër angazhim institucional shtetëror dhe fetar për të delegjitimuar idetë e propaganduara nga ekstremistët. Vetëm me përkushtim ndaj demaskimit të këtyre ideologjive të mbrapshta dhe dëmsjellëse, mund të shpresojmë në çrrënjosjen e radikalizmit fetar i cili tashmë sa vite po e cenon mirëqenien e shoqërisë kosovare në përgjithësi, kurse harmoninë ndër fetare në veçanti./foltash/

Postime te ngjajshme