Kundërshtimi i mendimit tënd nuk është kundërshtim i Kur’anit

6a00d8341caed853ef011570aced82970b-800wiËshtë e çuditshme puna e disa njerëzve. Vetëm pse kemi kundërshtuar mendimin e tyre, na akuzojnë se neve kemi kundërshtuar Kuranin dhe sunetin dhe po i japim përparësi logjikes sonë ndaj teksteve fetare!
Ky pretendim i tyre ka nevojë për argument. E gjithë ajo që kanë kuptuar ata është fryt i mundit të tyre intelektual për kuptimin e librit të Allahut dhe sunetit të profetit të Tij, mendim ky që kundërshton mendimin tonë i cili gjithashtu është fryt i asaj që kemi kuptuar neve nga kurani dhe suneti. Si rrjedhojë, mendimi i tyre nuk ka ma përparësi sesa mendimi jonë, pa argument dhe dëshmi, e që i bie se edhe ata I japin përparësi kuptimit të tyre ndaj tekstit. Nëse thonë: Mendimi ynë është qëllimi i Allahut dhe i të dërguarit të Tij, prandaj ka ma përparësi…(Secili ka qejf që Lejla të jetë e veta)

U thuhet: Edhe neve e pretendojmë të njëjtën gjë, por në fund të fundit e vërteta njihet vetëm me argumente dhe prova, siç thamë. Prandaj, kur një tekst fetar ka mundësi të interpretohet në dy apo më shumë mënyra, nëse ne kundërshtojmë interpretimin tuaj, mos na akuzoni se kemi kundërshtuar sheriatin. Siç shikohet, meseleja është konflit mes intelekteve e jo mes tekstit dhe logjikës.

Autor :Drilon Gashi, imam

Postime te ngjajshme