Kujt ia latë fëmijët dhe gratë që i dërguat në Siri ?

25589813_323331094848859_1431653262_n

Se ISIS ishte dhe mbetet në analet e historisë si formacion terrorist dhe i dhunës e gjenocidit, kjo tanimë është më se e vërtetuar. Disa nga vendi ynë iu bashkuan kësaj organizate terroriste, duke pretenduar se shami është toka e xhennetit dhe se atje po luftohet për të ngritur Fjalën e Zotit. Jo që nuk ishte kështu, por u dëshmua se kjo organizatë dhe krerët e saj dhunuan dhe nëpërkëmbën nderin dhe autoritetin e shumë familjeve e ndër to edhe disa familje nga vendi ynë që ishin pjesë në këto formacione terroriste. Çfarë fituan ata që ishin dhe çfarë është bërë me gratë dhe fëmijë të atyre që morën me vete atje në Siri dhe Irak. U dëshmua gënjeshtra e tyre dhe tradhtia për një “parajsë” të premtuar.

Thanë se është parajsë, por doli që ishte ferr i morën në qafë duke i dërguar në humnerë Vendi ynë, vend i lirë dhe i mundësive Shumë gjenerata u flijuan për lirinë dhe jetën më të mirë në paqe Por disa dërguan fëmijët e tyre dhe gratë në ferrin e quajtur ISIS Në vend të arsimimit ua zgjodhën tmerrin Në vend të lirisë ua zgjodhën robërinë dhe përdhunimin Në vend që fëmijët t’i kenë në çerdhe e shkolla, i dërguan në greminën e quajtur ISIS. Tani askush nuk kujdeset për ta Fati i tyre në duar të askujt, ISIS ikën fëmijët dhe gratë nga Kosova po bredhin maleve dhe shkretëtirave të Sirisë. Ngrite zërin kundër ideologjive të errëta. Ne kemi mundësinë që pasardhësve tanë t’u shërbejmë më orientim të shëndoshë drejt një jete të shkëlqyer në vendin tonë. Ne jemi përgjegjës dhe ne bartim mbi supet tona përpjekjen për të mirën e vendit tonë, familjeve dhe shoqërisë si tërësi. Mos u besoni dhe mos i dëgjoni ata që kanë “kauza” të rreme. Kthejuni realitetit dhe vetes si dhe jetoni në tokën dhe shtëpitë e juaja. Punoni dhe arsimohuni!

Postime te ngjajshme