KU ËSHTË DALLIMI I ISLAMIT TRADICIONAL DHE SHTOJCAT E MUHAMED IBN ABDULWEHAB (1703-1792) TE ISLAMI POLITIK ?!

muhammadbinabdulwahabKush është Muhamed ibn Abdul-Wahab? I ashtuquajturi Sheikh-ul-Islam Muhamed ibn Abdul-Wahab rrjedh nga degët e fisit Benu Tamim. Muhamed ibn Abdul-Wahab lindi më 1115 të Hixhrës (1703-1792) në qytetin e Ujajnës, rreth 70 kilometra në veriperëndim të Rijadhit, që sot është kryeqyteti i Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Në atë kohë, njerëzit në Nexhd, ishin thelluar në zakone jo-Islame dhe ishin zhytur në shirk. Varret, pemët, gurët, shpellat, xhinët dhe njerëz të çmendur, konsideroheshin si objekte adhurimi. Histori e shpifje të shumta ekzistonin rreth këtyre idhujve që idhujtarët adhuronin. Edhe dijetarët e dynjasë i linin të vazhdonin në praktikat e tyre idhujtare si rrjedhim i interesit personal. Falltorët dhe magjistarët kishin influencë mbi popullsinë.
Askush nuk guxonte të dilte kundër tyre apo përkrahësve të tyre. E njëjta gjë po ndodhte edhe në Mekë e Medina. Po ashtu edhe Jemeni ishte i zhytur në të njëjtën gradë. Shirku, tyrbet e ndërtuara mbi varre, kërkim ndihme nga të vdekurit, ewlijatë dhe xhinët ishte normale. Duke parë gjendjen e tillë Muhamed ibn Abdul-Wahab si pikë të parë eliminimin e degjenerimeve në besim fillon me ligjerimin dhe shkrimin e teksteve të ndryshe, që mbështeteshin në Hadithet, Sunetin e rëfyer nga bashkëkohanikët e Pejgamberit Muhamed alejhi selatu ue selem dhe nga Kur`ani fisnik në sqarimin dhe gjetjen e të vërtetës që ishte errësuar.
Muhamed ibn AbdulWehab e fillon me „Teuhid“ :
Teuhid përkufizohet si:
Njësimi i Allahut të Lartësuar në atë që i përket Atij prej të qenurit Zot, Krijues, Sistemues dhe Sundues i gjithçkaje që ekziston, të qenurit e Tij i vetmi i Cili meriton të adhurohet, dhe njësimi i Allahut në Emrat dhe Atributet e Tij .
Fillimi ishte i drejt dhe nuk largohej nga mësimet tradicionale të Islamit! Këto argumente vetëm se i sistemoi dhe sqaroj me një radhitje logjike!
„Teuhid“ fillonte me sqrimin : Zoti ynë është Allahu, i Cili na krijoi, u përkujdes për ne me begatitë e Tij dhe na furnizoi me të mira. Zotin tonë e njohim përmes shenjave të shumta. Ndër këto shenja janë: nata, dita, Dielli dhe Hëna, Adhurimi është emër i cili përmbledhë në vete çdo fjalë apo vepër të cilën Allahu e do dhe është i kënaqur me të, qoftë ajo e dukshme apo e fshehtë. Adhurimi i dukshëm është ai që shihet, si: namazi, haxhi, etj, ndërsa adhurimi i fshehtë është ai që nuk shihet, si: agjërimi, sinqeriteti në nijet (qëllim), etj.
Lutja, frika, shpresa, mbështetja, zotimi, therja e kurbanit, kërkimi i ndihmës, mbrojtjes dhe shpëtimit. Ka më shumë shembuj të adhurimeve sesa që i përmendëm, mirëpo, nuk lejohet që ndonjëri prej tyre t’i kushtohet dikujt tjetër përveç Allahut të Lartësuar. Argumenti për lutjen: Fjala e Allahut: “Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!” (El-Xhinn, 18). Argumenti për shpresën: Fjala e Allahut: “Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet.” (El-Kehfu, 110).
Argumenti për kërkimin e ndihmës: Fjala e Allahut: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” (El-Fatiha, 5). Po ashtu fjala e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Kur të lypësh, lyp vetëm prej Allahut dhe kur të kërkosh ndihmë, kërko vetëm prej Tij.” (Tirmidhiu).
Argumenti për therjen e kurbanit: Fjala e Allahut: “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”. (El-En’am, 162-163). Gjithashtu fjala e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Allahu e mallkoftë atë njeri që ther kurban për dikë tjetër në vend të Tij.” (Muslimi).
Mirpo të gjitha këto ishin vetëm një theksim dhe sistemim logjik që veq ishin pjesë e Islamit tradicional!
FILLIMI I DEVIJIMIT, BIDATIT (FUTJA E RISIVE NË ISLAM) TË MUHAMED IBN ABDULWEHAB-IT
Shejh Muhammed ibn Abdulvehab ka shkruar dhe ligjeruar :”Dije se,Teuhidi është farz më i madhë se namazi , agjërimi dhe Allahu nuk do ta falë ditën e gjykimit vetëm se atë i cili e ka Teuhidin , dhe ai i cili është injorant për Teuhidin nuk do të falet, sado që të ish munduar me ibadet, ngase i ka vepruar Allahut shirk e ne e dim mirë se Allahu shirkun nuk e falë.” [Ad-Durrar as-Saniya 20/77]!
Këtu del dhe paraqitet ri-rregullues i farzit dhe i kushteve të nështrimit të Islamit! Këtu është futja e një rendi të ri dhe një radhitje e re për kushtet e Besimtarit për të qenë besimtar i pranuar te Allahu xheleshanuhu, deri ndërhyrja e tij se çka fal e çka nuk fal Allahu, për të cilën ai nuk është udhëzue !
Shejh Muhammed ibn Abdulvehab ka shkruar dhe ligjeruar: “Kufri në taghut (Mohimi i taghutit) është prej shtyllave (bazave, themeleve) të Teuhidit“ !!
E gjithë historia e zhvillimit të Islamit, deri me paraqitjen e Shejh Muhammed ibn Abdulvehab, ka qenë e bazuar në 5 (pesë) shtyllat e nënshtrimit në Islam!
Kushtet e nënshtrimit (Islamit)
1. DËSHMIA (SHEHADETI)
2. FALJA (NAMAZI)
3. ZEKATI
4. AGJËRIMI
5. HAXHXHI
Kushtet e nënshtrimit ndaj Zotit janë të përcaktuara për të gjithë njerëzit, ndërsa ata që i pranojnë këto, marrin emrin “muslimanë” (të nënshtruar), duke u bërë kështu pjesëtarë të unitetit që (momentalisht) numëron rreth 1.5 miliardë njerëz. Moskryerja e ndonjë prej këtyre kushteve rezulton vuajtje (qoftë shpirtërore ose trupore) në këtë botë, ndërsa në botën tjetër dënim të rreptë. Nga ana tjetër, kryerja e tyre vërteton sinqeritetin në nënshtrim ndaj Zotit, ndërsa në botën tjetër siguron shpërblimet e papërshkrueshme.
1. DËSHMIA (SHEHADETI)
Me pranimin e Islamit, çdo njeri e ka për obligim që ta shprehë këtë edhe haptazi, duke e thënë dëshminë në gjuhën arabe: “Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah We esh-hedu enne Muhammeden ‘abduhu we resuluhu.” (Dëshmoj se nuk ka hyjni tjetër pos All-llahut, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.)
2. FALJA (SALATI)
Pasi që vendos t’u nënshtrohet urdhërave të Krijuesit të Tij, muslimani e ka për obligim faljen e pesë namazeve në kohët e tyre:
1) Sabahu 2) Dreka 3) Ikindia 4) Akshami 5) Jacia Është obligim që namazet të falen në kohën fillestare, mirëpo në rast të mospasjes kohë për shkak të ndonjë pune të domosdoshme, falja mund të shtyhet deri kah fundi i intervalit të përcaktuar për faljen e atij namazi.
1) Sabahu falet në agim – prej kur fillon dallimi mes errësirës së natës dhe dritës së zbehtë të mëngjesit, dhe vazhdon deri para lindjes së diellit.
2) Dreka falet pasi të lëvizë dielli prej zenitit, deri në atë pozitë kur hija e objektit fiton gjatësinë e vet objektit.
3) Ikindia falet menjëherë pas mbarimit të kohës së përcaktuar për faljen e drekës dhe vazhdon deri para perëndimit të diellit.
4) Akshami fillon pas perëndimit të diellit deri në errësimin e horizontit.
5) Jacia falet pasi që horizonti errësohet plotësisht, deri para agimit. Duhet cekur se rreth faljes së namazeve ka lehtësime të mëdha për njerëzit e sëmurë, ata që kanë obligime, mysafirët etj., por lëshimi i namazeve me qëllim nuk arsyetohet me asgjë, ndërsa në rast të lëshimit të ndonjë namazi pa qëllim, ose me harresë, namazi duhet të falet në momentin kur të kujtohet. All-llahu fal të gjitha mëkatet që bëhen paqëllimisht, ose me padijeni, mirëpo, siç e kemi përmendur edhe më parë, për lëshimin e ndonjërit nga kushtet e Islamit qëllimisht pason dënim i rreptë në botën tjetër, ndërsa për atë që mohon faljen e namazit ose një nga pesë kushtet e Islamit, qëndrimi Islam është se del nga feja dhe bëhet mosbesimtar.
3. ZEKATI
Zekati është obligim për personin, pasuria e të cilit arrin vlerën e nisabit, e cila për pasurinë në para dhe mall për tregti arrin vlerën prej 85 gramë ari e më tepër, nga e cila duhet dhënë 2,5 %, atëherë kur pasuria mbush një vit hixhri te pronari i saj. Dobitë e zekatit janë të shumëanëshme: I pasuri jep të tepërtën, ndërsa i varfëri merr atë që i mungon, dhe kështu bëhet plotësimi i detyrës së njërit dhe nevojës së tjetrit.
4. AGJËRIMI
Një muaj në vit – gjatë muajit Ramazan, muslimani e ka për obligim agjërimin prej agimit (kur fillon të dallohet nata nga dita) deri në perëndimin e diellit. Gjatë ditës ndalohet çdo lloj ushqimi, pije dhe marrëdhëniet seksuale mes bashkëshortëve, ndërsa gjatë natës këto lejohen.
5. HAXHI
Për muslimanët që e sigurojnë familjen e tyre nga varfëria dhe që kanë mundësi për kryerjen e haxhxhit, kjo bëhet kusht i domosdoshëm. Kryerja e haxhxhit sipas rregullave të caktuara dhe me sinqeritet rezulton falje mëkatesh nga ana e All-llahut. Një prej dobive tjera të haxhxhit për muslimanët është edhe se ai paraqet një lloj tubimi vjetor. Gjatë kohës kur ai mbahet, mes muslimanëve nga të gjitha viset e botës ndërrohen mendime dhe përvoja.
KUSHTET E BESIMIT(IMANIT)
1. Besimi në Zotin 2. Besimi në melekët (engjujt) 3. Besimi në librat e shpallura 4. Besimi në të dërguarit 5. Besimi në ditën e Gjykimit 6. Besimi në përcaktimin e Zotit Imani – besimi është shkallë e fesë kur njeriu më fillon ta ndiejë kënaqësinë e asaj që i është nënshtruar – Ligjit të përsosur të Zotit.
1. BESIMI NË ZOTIN
Nga përditshmëria njohtohemi se çdo send që ka formë, ka formësuesin e vet. Projektin e ndërtesës e ka vizatuar arkitekti, tavolinës ia ka dhënë formën përfundimtare zdrukthtari, gota është ndërtuar në fabrikë, etj. Mirëpo, përsëri diçka ngelet e paqartë: a thua është e njëjtë dhënia e formës me krijimin e materies së parë? Këtu hasim dy shprehje: formim dhe krijim. Formim do të thotë t’i japësh formën asaj që ka ekzistuar mëparë, ndërsa krijim – të shpikësh diçka që nuk ka ekzistuar kurrë. Punëtori i cili ndërton një shtëpi, e ndërton atë prej tullave, dhe në këtë rast ai është formues e jo krijues. Prejardhja e tullave është nga dheu, pra përsëri bëhet fjalë për formësim të materies që ka ekzistuar më parë – dheut, ndërsa qëllimi i këtij shkallëzimi pyetjesh është se kush krijoi dheun – tokën? Pastaj kush krijoi ajrin, ujin dhe të gjithë atë që e shohim – gjithësinë?!
Kush krijoi materien e parë prej të cilës u formuan të tjerat??? Për këtë çështje njerëzit, e madje edhe shkencëtarët më të mëdhenj ndahen në dy grupe. Njëri grup nuk di përgjigjen në pyetjen përfundimtare ose thotë se krijimi i materies ka ndodhur rastësisht, ndërsa grupi tjetër thonë se Krijues i të gjitha këtyre është Zoti. Ata që thonë se gjithçka është krijuar rastësisht, bien në kundërshtim me logjikën e pastër dhe shkencën, sepse nga asgjëja nuk mund të krijohet diçka.[6] Pastaj, ligjet të cilave u nënshtrohet gjithësia nuk janë aspak të thjeshta: planetat nuk janë vetëm topa të mëdhenj që rrotullohen andej – këndej pa qëllim të caktuar, madje edhe për atomin (struktura e të cilit i ngjan shumë strukturës së një sistemi planetar) vlejnë ligje të ngjashme siç janë ato të planetave.[7]
E gjithë kjo sinjalizon se ato i ka krijuar një Krijues – Zoti. Shkencëtari amerikan Cressy Morrison[8] jep një shembull mjaft të mirë për këtë. Ai thotë: merri dhjetë kokrra groshe dhe në çdonjërën prej tyre shëno numrat prej 1-10. Futi ato në xhep, përzieji me dorë dhe përpiqu që ta nxjerrësh kokrrën me numrin 1. Mundësia për ta bërë këtë do të jetë një me dhjetë (1:10). Nëse do të përpiqeshe t’i nxjerrësh me rradhë numrat një dhe dy, mundësia për këtë do të ishte një me njëqind (1:100), mundësia e nxjerrjes së numrave 1, 2, 3, dhe 4 me rradhë do të ishte një me dhjetë mijë (1:10.000), ndërsa mundësia e nxjerrjes së dhjetë numrave prej një deri dhjetë me rradhë do të ishte një me dhjetë bilion: 1:10.000.000.000 !!! Kur dihet se trupat në gjithësi lëvizin me një precizitet të madh, duke mos u ndeshur njëri me tjetrin, me ç’rast mundësia e ndeshjes së tyre nuk është sikur t’i nxjerrësh dhjetë groshë prej xhepit me rradhitje të parapërcaktuar, por kjo mundësi është shumë më e madhe, atëherë përgjigjja se gjithësia është krijuar rastësisht dhe udhëhiqet me ligj të rastësishëm vërtet duket e dalur nga goja e njeriut që nuk ka menduar mjaft për t’u përgjegjur, por është përgjegjur rastësisht!
Këto janë vetëm disa nga argumentet më të thjeshta që dëshmojnë ekzistencën e Krijuesit dhe Ligjdhënësit të së gjithë asaj që ekziston, asaj që shihet dhe që nuk shihet. Argumente tjera njeriu sheh në çdo hap të jetës, por prej tij mvaret se a do t’i pranojë ato ose do t’i refuzojë, ai zgjedh vetë se cilit prej dy grupeve do t’i takojë. Këtu vijnë në kundërshtim të madh grupet e lartpërmendur. Grupi i cili mohon ekzistencën e Zotit thotë se nëse Ai vërtet ekziston, atëherë përse Atë askush nuk mund ta shohë? Për këtë ekziston një përgjigje mjaft logjike: nëse Zotin do të mundej ta shohë çdokush, atëherë çfarë qëllimi do të kishte krijimi i gjithësisë? Nëse Ai do të dukej, të gjithë njerëzit do ta besonin ekzistencën e Tij, dhe do të mbretëronte paqja dhe harmonia absolute. Por, qëllimi i krijimit të gjithësisë është që të dallohen mosbesimtari dhe dyfytyrëshi nga besimtari, ndërsa në ditën e Gjykimit do të ndahen këta dy grupe (njëri për dënim, e tjetri për mëshirë) dhe çdokush do ta fitojë atë që e ka merituar sipas besimit dhe veprave.
2. BESIMI NË MELEKËT (ENGJUJT)
Melekët janë qenie që Zoti i krijoi nga drita. Ata kanë për detyrë kryerjen e detyrave që ua jep Zoti, dhe i kryejnë ato pa rezistencë. Prej detyrave të tyre mund të numërohen: bartja e erërave, furnizimi, marrja e shpirtërave (në momentin e caktuar), shënimi i veprave të njeriut etj. Një ndër dallimet esenciale mes njerëzve dhe melekëve është se njerëzit kanë lirinë e zgjedhjes të rrugës jetësore (mund të zgjedhin besimin ose mosbesimin).
3. BESIMI NË LIBRAT E SHPALLURA
Për t’ua treguar njerëzve rrugën e besimit dhe të mirësisë, Zoti nuk i la ata të bredhin nëpër tokë ashtu siç duan vetë, por u dërgoi shpallje – ligje me anë të njerëzve të zgjedhur. Lajmëtari (i zgjedhuri) pranonte shpalljet nga Zoti në formë inspirimi dhe ia përcillte popullit, dhe kështu në mesin e popullit formohej një grupë besimtarësh. Shpalljet janë shkruar në gur, dru, lëkurë etj. Në dallim prej besimtarëve, gjithmonë ka pasur njerëz që shpalljet nuk i kanë besuar, e madje kanë luftuar për zhdukjen e tyre. Kështu origjinaliteti i shpalljeve është humbur, por Zoti vazhdimisht ka dërguar shpallje tjera, për ta ripërtrirë besimin në mesin e njerëzve.
Është e njohur se çdo Lajmëtar i Zotit ka qenë i frymëzuar nga Zoti, ndërsa si shpallje më të përmendura njihen shpalljet e Ibrahimit a.s., Musait a.s., Dawudit a.s., Isait a.s., dhe në fund, Muhammedit a.s.. Të gjitha këto shpallje janë humbur ose deformuar nga dora e njeriut, pos shpalljes së fundit, Kur’anit, të cilën kishte nder t’ua transmetojë njerëzve i zgjedhuri Muhammed a.s.. Pra, nga kushtet e besimit është të besuarit se Zoti ka dërguar shpallje, prej të cilave vetëm Kur’ani ngeli i padevijuar, me të cilin duhet të udhëhiqet jeta në tokë.
4. Besimi në të dërguarit
Më lart cekëm disa nga të dërguarit dhe qëllimin e dërgimit të tyre: transmetimin e ligjit të Zotit njerëzve. Besimtari duhet besuar në të gjithë të Dërguarit e Zotit, prej Ademit a.s. (Ibrahimin a.s., Nuhun a.s., Musain a.s., Isain a.s. etj.) deri në Muhammedin a.s., pa bërë dallim mes tyre.
5. BESIMI NË DITËN E GJYKIMIT
Në këtë botë bëhen shumë padrejtësi. Kur dihet se çdo kënd i gjithësisë udhëhiqet me një ligj të përsosur dhe harmonik, të cilin e ka vendosur Zoti, është çudi si ky ligj nuk vlen edhe për njerëzit në tokë? Përse vetëm në tokë ka padrejtësi, gjakderdhje, luftëra, uri dhe sëmundje? Kjo arsyetohet me atë se vetëm njeriu ka lirinë e të zgjedhurit. Nuk ka dyshim se Zoti, Ligjdhënësi më i Drejtë, drejtësinë e vet do ta realizojë një ditë, e kjo është dita e Gjykimit, kur çdokush do ta japë llogarinë për atë se si e ka kaluar jetën në këtë botë: prindi do të shpërblehet për atë se e ka ushqyer fëminë, fëmija do të shpërblehet se e ka dëgjuar prindin, i sëmuri do të shpërblehet për atë se i ka duruar dhembjet dhe mundimet e sëmundjes, i dëmtuari do të shpërblehet se i është mbështetur Zotit kur e kanë dëmtuar…
Nga ana tjetër, dijetari do të dënohet po të ketë mësuar vetëm që njerëzit të thonë se është i ditur, heroi do të dënohet po të ketë treguar trimëri vetëm që të thonë se është guximtar, ndërsa pasaniku do të dënohet po të ketë dhënë lëmoshë vetëm që të thonë se është dorëdhënë. Çdokush do ta japë llogarinë për atë se si e ka kaluar jetën në këtë botë: në besim – duke bërë vepra të mira vetëm për hir të Zotit, ose në mosbesim dhe duke i bërë veprat për hir të tjetërkujt pos Zotit, qofshin ato vepra të mira ose të këqia. Pra kjo është ajo ditë kur realizohet drejtësia absolute.
6. BESIMI NË PËRCAKTIMIN E ZOTIT
All-llahu kohë pas kohe ia ka treguar njeriut udhëzimin mes shpalljeve të Tij. Sa i takon besimit, njeriu gjithmonë ka patur lirinë e zgjedhjes. Në Kur’an thuhet: “…kush do, le të besojë, e kush do, le të mohojë…”[9] Mirëpo, gjithmonë kanë ekzistuar disa çështje për të cilat njeriu nuk ka patur fuqi që t’i ndryshojë, si p.sh. ligjet “natyrore”, momentin e lindjes dhe vdekjes, furnizimin, etj. Këto përcaktime njeriu edhe të përpiqet, nuk mund t’i ndryshojë. Prandaj, besimtari e ka për obligim që të besojë se çdo gjë që i ka ndodhur, qoftë e mirë ose e keqe, i ka ndodhur me lejën e All-llahut. Urtësia e këtij kushti të besimit shpjegohet në këta ajete:
“Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime para se të ngjajë, e kjo për All-llahun është lehtë, ashtu që të mos dëshproheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër me atë që Ai ju ka dhënë, se All-llahu nuk e do asnjë arrogant, lavdidashës.”[10] Pra, me besimin e këtij kushti, në rast fatkeqësie besimtari fiton vullnet për të vazhduar jetën, ndërsa në gjendje të mirëqenies nuk jepet shumë pas gëzimit, sepse nuk e di se ç’mund t’i ndodhë të nesërmen, dhe kështu ia jep respektin e duhur Zotit të vet në të dy rastet. Kushti i mirësisë(Ihsanit) -Ta adhurosh All-llahun sikur ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty. IHSANI është kulminacioni i fesë. Kjo është gjendja kur njeriu më është bindur palëkundëshëm në ekzistencën e Zotit të vet, dhe e adhuron Atë ashtu siç është i urdhëruar, me ç’rast fitohet kënaqësia dyanëshe dhe harmonia mes krijesës dhe Krijuesit të vet.
MUHAMMED IBN ABDULVEHAB: „TEUHID-I“ DHE MOHIMI I TAGHUTIT“ PËRPARA 5 (pesë) KUSHTEVE TË ISLAMIT !!
„Teuhid-i“ dhe mohimi i taghutit“ nuk munden me dal para pesë kushteve të nënshtrimit (Islamit)! Kjo është vepra më e dyshimt e Muhammed ibn Abdulvehab-it ! Vet arritja e IHSANIT (kulminacioni i fesë) dhe përmbushja e pesë kushteve të Islamit, me këtë arrihet të përmbushet „Teuhid-i“ dhe mohimi i taghutit ! Përqarjet më të mëdha kanë filluar me paraqitjen e këtyre rregullave të reja në hierarkin e Kushteve të Islamit !
Muhammed ibn Abdulvehabi don të paraqitet më lart se Pejgamberi Muhamed alejhi selatu ue selem, kur mësimet e tij i bënë më të vlefshme se rregullat e Islamit, të lëna trashëgim nga vet Pejgamber Muhamed alejhi selatu ue selem!
Futjen e „Teuhid-i“ dhe mohimi i taghutit“ si kushte para 5 (pesë) Kushteve të nënshtrimit në Islam e ka shpikur Muhammad ibn Abd al-Wahhabi! Kjo është bidat, risi ! Vetëm bidadgjit nuk i dallojn veprat dhe ligjet e Ahiretit dhe veprat dhe ligjet e Dynjas, botës ! Pejgamberi Muhamed alejhi selatu ue selem, i ka sqarue ato ! Së pari duke udhëzuar që të shkoni deri në Kinë për dituri !
Edhe njëhere kur i ka dhënë të drejt një shartuesi të Hurmës… duke thënë se ai kopshtari punët e dynjas, shartimin, e dinë ma mirë se vet Ai, Pejgamberi alejhi selatu ue selem! Është mëkat dhe devijim me shti mësimet e tij për „Teuhid-i“ dhe mohimi i taghutit“ para 5 shtyllave të nënshtrimit Islam ! Nga historia dhe shkrimet që kemi, kjo është fut vetëm nga Muhammad ibn Abd al-Wahhabi, në shekullin e 18 vitet (1703-1792) !! Askund në Kur`anin Famëlart nuk theksohet të futet si kategori cilësimin e Muslimanit para 5 kushteve të Islamit ose edhe krijimi i kushteve të reja !! Nuk janë një ligjet e Ahiretit me ligjet e Dynjasë, botës…se ligjet dhe kushtetuta e dynjasë, ndrrohen dhe zhvillohen ! Nuk ka pas mundsi në kohën e Pejgamberit me u bë Ligjet e Komunikacionit, Elektricitetit, dhe aeroporteve dhe fluturimeve !! Kjo është pika kompromituese e Wehabive dhe bidatgjive që i kanë shtuar rregulla Islamit !!
KUR ËSHTË HARAM TË U PËRNGJASH TË TJERVE ?!
Pejgamberit Muhamedi alejhi selatu ue selem ka dhën vet shembull kur për punët e dynjas kur i dha të drejt kopshtarit që bënte shartimine Hurmës! Është marrzi, nëse cilëson haram ngjajshëmërin e shartuesit jahudi, i krishter apo musliman, shartimi është i njejt, dhe shartimi i mirë, nuk është haram, nëse e bënë shartimin mirë si e bënë një kopshtar jahudi apo i krishter, nuk është haram të mbillësh grurin apo bereqetin në bujqësi si e bënë jahudia, ateisti apo i krishteri, si e bënë nxjerrjen e xeheve dhe si e përpunon metalin, si e zhvillon teknologjinë, ose si e rregullon prodhimin dhe tregun dhe mardhënjet shoqërore apo si i bëjnë marrveshjet me shkrim të kontratave ndërnjerzore, që nga ligjet e thjeshta deri te Kushtetutat, që janë marrveshje të njerzve të cilat munden me marrveshje me i ndryshue e përmirsue!
Këtu është marrëzia e Muhammad ibn Abd al-Wahhabi, që të gjitha veprimet e Ligjet e dynjasë i fut në një kategori të Tagutit, nëse i ka bë një i pafe, jahudi apo i krishter! Nuk mundesh ndryshe ta mbillësh grurin, ndryshe ta shartosh hurmen, ndryshe ta mbillësh misrin, ndryshe ta nxirrësh xehen e ndryshe ta përpunosh metalin… ndryshe të prodhosh teknologjin e automobilave, elektricitetin dhe kontratat ndërnjerzore të kohës që ndryshohen përditë, nga arsyeja e mësimeve të Muhammad ibn Abd al-Wahhabi që mos të u “përngjajësh budistave, jahudive, krishterve apo ateistave”! , nuk bënë haram, nuk bënë të cilsohet haram nëse ligjet e elektricitetit, komunikacionit apo edhe e fluturimeve të aeroplanave, janë njësoj me ligjet që i kanë bërë mjeshtrit e kësaj bote! Ka dallim mes ligjeve, kushtetutave, kontratave ndërnjerzore që ndryshohen nga njerzit dhe ligjet e Ahiretit që nuk ndryshohen e zhvillohen, po janë të dhëna njëherë e përgjithmonë!!
Të respektuarit e kontratave ndërnjerzore nuk është Haram ! Nëse një besimtar ju përmbahet 5 (pesë) shtyllave të nënshtrimit në Islam dhe zhvillon jetën e vet fetare në ato rregulla, nuk ka pse frighet se po bënë Haram ! E nëse nuk respektohet radhitja që i ka bërë Muhammed ibn Abdulvehab, nuk do të thot se ke gabuar në besim, se ai nuk është që i dinë të fshehtat dhe gjykimet e Allahut xheleshanuhu !
Shirku më i madh dhe gabimi më i madh te interpretuesit e sotëm të Islamit është nga shkaku se interpretimin e kanë bërë profesion për pagë, më shumë kujdesen për përfitimin dhe mashtrimin e të tjerve, për rritjen e pagës, se sa në përcielljen e besimit të drejt te besimtarët!
Sot Islamin e kanë shëndrruar në 60% Hadithe, 26 % tregime për synetin e Pejgamberit Muhamed a.s. dhe vetëm 14 % KURAN, kjo është një tregues se deri ku ka degjeneruar gjendja te „Hoxhollarët“, që besimin dhe interpretimin e kanë bërë profesion për të fituar rrogën mujore, ose të bisnesit politik për pushtet e finaca!! Në kohën kur mësimi është i arritshëm për të gjithë KUR`ANI dhe mësimet e vërteta, për të gjithë janë afër dhe në dorë të shkruara në gjuhën e secilit, ndjekja e këtyre predikuesve të gabuar është si përdorja e shtagës (shkopit) për të verbërin ! Mos të lejojm që shkopi („Hoxhollarët“ që besimin e interpretimin e KRA`NIT e kanë bërë profesion (zanat), për të fituar rrogën mujore) të na prish besimin dhe të na dërgoj në humner ! Kush ka sytë, mendjen dhe shëndetin, këto mësime i ka të shkruara në gjuhën e nënës, të lidhet vet me Allahun xheleshanuhu dhe me Librin e shejt KUR`NIN famëlart!
Lavd-falënderimi i takon All-llahut, qoftë paqja mbi të Dërguarin e Tij, Muhammedin, mbi ne, dhe mbi të gjithë shërbyesit e mirë të Zotit

Postime te ngjajshme