Kosovari i akuzuar për terrorizëm thotë se shkoi në Siri për çështje humanitare

arrestohet-polici-keqp-euml-rdori-pozit-euml-n-zyrtare_hd-780x439-730x439Vetëm tre nga 10 kosovarët e akuzuar për terrorizëm kanë pranuar që të deklarohen të martën para Gjykatës.

Tre të tjerët, të cilët nuk e kanë pranuar fajësinë, kanë zgjedhur që të mbrohen në heshtje. Katër tanimë e kanë pranuar fajësinë, kurse për njërin është raportuar se ka vdekur, shkruan sot Koha Ditore.

Besim Shabani e Jeton Hajdini kanë arritur që të përfundojnë dëshminë të martën, kurse Hadi Nura do të vazhdojë në seancën e radhës. Dy të parët i kanë mohuar pretendimet e prokurorisë, të përshkruara në aktakuzë.
Shabani ka thënë se vite më parë në Siri ka shkuar për çështje humanitare dhe se shkuarja e tij ka qenë legale. Përderisa i akuzuari tjetër, Latifi, ka mohuar se ka qenë ndonjëherë në Siri.

Postime te ngjajshme