Kosova ende e rrezikuar nga ekstremizmi

25589813_323331094848859_1431653262_n Organizata terroriste ISIS, së cilës iu bashkuan qindra kosovar, tanimë është shpartalluar. Mirëpo me gjithë disfatën e tyre që kanë pësuar, ideologjia e dhunshme ekstremiste po vazhdon të frymëzoj të rinjë e të reja. Të rinjtë që u është shpëlarë truri nga marrëzirat vehabiste, po rrezikojnë veten dhe shoqërinë. Meqë ata mund të ndërmarrin veprime të dhunshme e vdekjeprurëse ndaj qytetarëve të këtij vendi. Se rreziku nga ekstremizmi dhe terrorizmi nuk ka kaluar, flet fakti që para pak dite u arrestuan një burrë dhe një grua, të akuzuar për terrorizëm. Të arrestuarit G.SH dhe E.H, akuzohen për komplot terrorist. Gjykata kishte konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri G.SH me dashje direkte i ka bërë thirrje të pandehurës E.H, të përgatisë akte terroriste në Kosovë, duke udhëzuar që të bëjë sulm vetëvrasës me materie eksplozive me automjet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë dhe vende tjera të frekuentuara me qytetarë. Të njëtit dyshohen se kanë planifikuar edhe furnizimin me armë të zjarrta dhe materie eksplozive me qëllim të kryerjes së akteve terroriste. Kurse vetëm falë hetimit nga ana e Policisë së Kosovës, personat janë arrestuar.

Një tragjedi e vërtetë është parandaluar. Por cfare sikur mos te zbulohej ky rast, apo ndonjë rast tjetër në të ardhmen? Shumë lehtë mund të ndodhë që ekstremistët tru-shpëlarë, të ndërmarrin veprime të cmendura e dëmsjellëse ndaj popullit dhe miqëve tanë ndërkombëtar, që na ndihmuan të lirohemi, pikërisht nga terrori. Njëherit ky është edhe rreziku i lartë i ideologjive, ngaqë pasi të filloj përhapja e tyre, vështirë është të bëhet crrënjosja e tyre pastaj. Andaj duhet një angazhim i gjithëmbarshëm për ta luftuar fuqishëm ekstremizmin dhe radikalizmin. Fillimisht barra bie mbi instiucionet shtetërore dhe fetare, por patjeter duhet të kemi edhe iniciativa vetëdijësuese nga kleri fetar dhe elita intelektuale.

Portali Foltash, tash e sa vite ka punuar për të demaskuar ideologjinë ekstremiste dhe në vazhdimësi ka ndërmarrë iniciativa vetëdijësuese. Por duhet mbarë shoqëria kosovare t’u thotë ndal barbarizmave shpellare vehabiste, ne jemi shqiptar, nuk jemi vëlla vrasës e as terrorist. Nuk duhet lejuar askë ta rrezikoj e ta dëmtoj këtë popull dhe këtë vend, për të cilin dëshmorët tanë kanë dhënë jetën që të jemi të lirë, e jo të jetojmë në ankth nga terrori. Ata që shkelin mbi sakrificen e dëshmorëve të kombit, do të jenë mallkuar përgjithmonë. /foltash/

Postime te ngjajshme