Kosova e Turqia vazhdojnë luftën kundër terrorizmit

kry-730x440Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim Kryeprokurorin e Shtetit nga Republika e Turqisë, Mehmet Akarca, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në fushën e sigurisë .

Sefaj falënderoj kryeprokurorin Akarca për ndihmën e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës, në avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Akarca konfirmoi se bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të vazhdojë edhe më tutje në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe se Turqia do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha aspektet.

Postime te ngjajshme