Konferenca Islami Fe Mesatare

konferencaNë Xhakarta po mbahet Konferenca Botërore e Dijetarëve Muslimanë, me titull “Mesatarja e Islamit në programin e Ehlu Sunnetit vel Xhema’a”, organizuar nga Shoqata Al-Azhar Alumni në Indonezi (Asociacioni Botëror i të Diplomuarve në Universitetin e Al Ez’herit dega në Indonezi), në bashkëpunim me Qendrën e East Alumni Forum, po mbahet në Xhakarta, në këtë konferenc po marrin pjesë edhe dijetarë nga: Malajzia, Tailanda, India, Brunei, Singapori, Australia, Britania, Sudani, Ukraina, Japonia, Maroku dhe Libani.

Dr Muhamed Zejn El-Mexhd, Guvernator i Nusa Tenggara, Shef i Shoqatës Al-Azhar Alumni në Indonezi falënderoi angazhimin e Ahmed al-Tajjib i cili është kreu i organizatës në përhapjen e islamit mesatar në të gjithë botën, duke theksuar se historia ka vërtetuar se qytetërimi islamik në shumicën e tyre ka adoptuar qasjen e mesme dhe ymeti islam është pasuar nga kombet të tjera.

Në sesionin e hapjes së konferencës, Zain al Mexhd ka thënë se terrorizmi dhe luftërat e botës islame janë rezultat i natyrshëm i asaj që ekziston mes nesh nga ata që e shohin veten si pasuesit e vetëm të Islamit. Ai i bëri thirrje ymetit islam të qëndrojë i bashkuar kundër skemave të ndarjes së ymetit në interesa individuale dhe partiake, duke theksuar se qasja e moderuar e Azharit është ajo në të cilën është shpëtimi i ymetit nga këto ide shkatërruese, duke theksuar ecjen në drejtimin e Imamit të Madh Sheikh  Az’harit për të përhapur islamin mesatar në Indonezi.

Osama Jassin, nënkryetar i Organizatës Al Azhar Alumni, tha se organizata po punon për të hedhur poshtë idetë ekstremiste që aktualisht janë duke u përhapur përmes shumë aktiviteteve  të organizuara nga organizata dhe degët e saj jashtë vendit, duke përfshirë kurse trajnimi për imamët dhe punëtorët në terren, avokimit dhe edukimit  të ndryshëm në mbarë botën, në mënyrë që ata të mund të rehabilitohen për të luftuar ideologjinë ekstremiste dhe të imunizojnë të rinjtë e botës muslimane.

Jassin shtoi se organizata ka përgatitur një program të veçantë për studentët e vitit të fundit të Universitetit Al-Azhar për t’i kualifikuar ata për punë të thirrjes islame mesatare. Organizata ka publikuar gjithashtu një numër të broshurave dhe përkthimeve, veçanërisht në lëndët që përqendrohen në përgjigjen ndaj dyshimeve dhe çështjeve të ndryshme. Me qëllim të imunizimit të fëmijëve dhe të rinjve nga përfshirja në grupe ekstremiste dhe ndikimi i ideve të tyre.

Burimi : The World Association for Al-Azhar Graduates

Nga arabishtja : Zuhdi Hajzeri

Postime te ngjajshme