Kleriku saudit bën thirrje që femrat ta marin rolin e myftis për dhënien e fetvave

30c9a8cd-c569-48d5-b79a-ab709f80c666_16x9_788x442 Një klerik i lartë saudit bëri thirrje të hënën për emërimin e dijetarëve islamike femra, ose që femrat saudite ta marin rolin e “myftis” brenda Këshillit të Lartë të Arabisë Saudite. Myftitë janë juristë të kualifikuar për të dhënë mendime ligjore autoritare të njohura si fetva (plotsime fetare), derisa e interpretojnë ligjin islam. Shejh Abduallah Al Mutlaq, një anëtar i këshillit, tha se ato femra që mund ta marin postin e muftis do të ofronin fetva veçanërisht për çështjet e grave.

Në një program televiziv Shejh El-Mutlaq tha: “I bëj thirrje myftiut të madh të punësojë vajzat tona që janë në universitete si: Universiteti Islamik i Imam Muhammed bin Saud dhe Universiteti Umm Al-Qura dhe të tjerë që specializohen në ligjin islamik”. Ai shtoi: “Si burra ne kemi shumë çështje për t’i trajtuar përveç atyre që kanë të bëjnë me menstruacionet dhe çështjet e tjera femërore, kështu që i kërkoj myftiut, t’i lejojë gratë të bashkohen, ashtu siç e sheh të arsyeshme Komiteti i Fetvave. Ai tha se më parë ka kërkuar këshilla nga anëtarët e familjes së tij, nga gjinia femërore kur këshillon gratë.

“Gratë e specializuara në ligjin islam kanë më shumë njohuri se sa ne për femrat, si për shembull për menstruacionet dhe të ngjashme. Gratë do të jenë në gjendje të kërkojnë këshilla në një mënyrë më të rehatshme, të lirë dhe private. ” Shejh El-Mutlaq më herët ka thënë se gratë nuk duhet të jenë të detyruara ta veshin abajen(veshje tracicionale arabe për grat) pasi qëllimi i kodit sheriatik është që ta mbulojë të gjithë trupin me ndonjë veshje të gjatë dhe të lirshme, qoftë duke përdorur një mantel apo ndonjë formë të veshjes modeste.

Postime te ngjajshme