Klerikët e Shkodrës bëhen bashkë: të shpëtojmë familjen dhe shoqërinë nga e keqja

kleriketPër herë të parë, krerë fetarë janë bërë së bashku për të ndërgjegjësuar shoqërinë mbi fenomene si droga, fajdetë dhe lojërat e fatit.

Ka ndodhur kjo në Shkodër, atje ku ditë më parë pati dhe deklarime të ashpra anti-LGBT.

I shumënjohuri myftiu Sytari, ishte ai që e shpalli gjendjen si alarmante.

“Janë alarme për të cilat duhet të shqetësohen  edhe institucione të ndryshme shtetërore që kanë për detyrë morale dhe qytetare, mbrojtjen e tabanit kombëtar nga degjenerimi, korrupsioni, shthurja dhe imoraliteti”, tha kleriku i njohur musliman.

Famulltari i Velipojës, Dom Marjan Gega denoncoi njerëz me pushtet që sipas tij trafikojnë drogë në Shqipëri.

E nga ana tjetër, Nikolla Petani, famullitar i Kishës Ortodokse, tha se “nëse këto fenomene nuk parandalohen në kohë, është një rrezikshmëri e madhe për shoqërinë dhe familjet tona”. /tesheshi.com/

Postime te ngjajshme