Kërcënimi terrorist i ISIS-it ndaj Zelandës së Re mbetet i pandryshuar

1512630849812‘Shteti Islamik’ mbetet një kërcënim i madh terrorist ndaj Zelandës së Re, pasi agjencitë spiunore kanë zbuluar se numri i njerëzve në lidhje me grupin ekstremist mbetet i pandryshuar. Nga zbulimet thuhet se 40 persona në Zelandën e Re kanë lidhje me ‘Shtetin Islamik’. Kjo u zbulua së pari tre vite më parë, kur qeveria njoftoi legjislacionin që synonte të ashtuquajturit “luftëtarë të huaj”. Të tjerë në listën e vëzhgimit janë ata që lexojnë rregullisht propagandën e tyre të dhunshme. Largimi i ISIS-it nga fortesat e saj në Siri dhe Irak nuk e ka pakësuar kërcënimin, pasi shumë vende kanë frikë nga rritja e terrorizmit në shtëpi, si rezultat i “luftëtarëve të huaj” që kthehen në atdhe. Një nga dy fytyrat e njohura të “xhihadit” të Zelandës së Re, është xhihadisti, Mark Taylor, i cili është në një listë mbikëqyrëse të SHBA si një terrorist global. Taylor – i cili fitoi famën e tij të emrit në mediat sociale – ka inkurajuar vazhdimisht sulmet terroriste në Australi dhe Zelandën e Re. Ai ishte i fundit i njohur që ka qenë në Siri, por ai nuk është dëgjuar për disa kohë. Gjërat u treguan nga ata që dikur ishin pranë Taylorit, dhe se ishte dëshira e tij që të “vdiste për Allahun”.

Në një konferencë për qeverinë e re, ata zbuluan numrat në listën mbikqyrëse që ka mbetur e pandryshuar – dhe than se përfshinte njerëz që “vlerësohen se përfaqësojnë një kërcënim aktual ose potencial për Zelandën e Re në lidhje me terrorizmin.” “Për shembull, ata që kërkojnë të kryejnë një sulm terrorist vendas, luftëtarë të huaj terroristë ose individë që japin mbështetje financiare ose lehtësuese”. “Ideologjia dhe mesazhet e dhunshme ekstremiste” u arrit kryesisht përmes përmbajtjeve në internet dhe platformave të mediave sociale dhe vazhdoi të rezononte me një numër të vogël individësh në Zelandën e Re.

Postime te ngjajshme