Ju nuk po e respektoni Kur’anin, po e shenjtëroni ligjëruesin

25593528_323331051515530_523378498_n Në këtë shkrim nuk kemi qëllim jomuslimanët, por pikërisht ata që fjalën e kanë Islam, namaz, agjërim, mjekërr, ndërsa praktikën aspak Islam e Kur’an. Mbarë muslimanët e botës besojnë se Kur’ani është Fjalë e Zotit që zbriti Muhamedit a.s. Muhamedi a.s. kishte urdhëresën nga Krijuesi që këtë Kur’an t’ua kumtojë njerëzve në Mekke e më gjerë, për mbarë njerëzimin, shpallje e fundit e Zotit. Por, përse sot as ligjëruesit e fesë e as pasuesit e tyre, muslimanët, nuk kanë respektin ndaj Kur’anit.

A e dini që më tepër citohet dijetari, njeriu, mësuesi i fesë, se sa vet Kur’ani. Besojmë në sinqeritetin e mendjes së njerëzve dhe trurin e tyre. Nuk ka ka avancim pa përdorimin e trurit dhe mendjes. Lexo, mëso, studio, puno, bëhu i dashur, i butë, i urtë dhe respektues ndaj të gjithëve. Respekto, besimin dhe bindjen e besimtarëve tjerë të besimeve tjera. Çmoje jetën, pasurinë dhe nderin e tyre. Të drejtën për jetë dhe bindje e besim. Janë këto disa nga urdhërat Kur’anore të cilat aspak nuk shpjegohen dhe nuk i kushtohet vëmendje në fjalime dhe praktikë.

Në vend që të përqednroheni në porositë Kur’anore, ju jeni duke e ngurtësuar veten me “dispozita” të ngrënies, pijes, me cilën dorë, sit ë hyjmë në shtëpi, si të hupim mbi gomar, me cilën këmbë, me cilën dorë dhe na flisni për mjekësi të kohëve të shkuara duke i llogaritur edhe sot mjekësi moderne atë që ka kaluar dhe ishte vetëm për kohën. Nuk po e respektoni Kur’anin që thërret në dhembshuri, falje, ruajtje të farefisit, kujdes për bonjakun etj. Disa më tepër e citojnë një Ibn Kajjim nxënës të Ibn Tejmijjes se sa vet Kur’anin. A e dini që asnjë fjalë e tyre nuk është e shenjtë dhe nuk është e paprekshme.

Kur’ani nuk i ka përmendur këta fare. Andaj nëse Kur’ani nuk i ka përmendur atëherë, përse po i madhnoni dhe shenjtëroni si dhe po ua impononi njerëzve bindjet e tyre të kohës së vdekur. Duke e besuar Kur’anin me fjalë e në të njëjtën kohë duke anashkaluar thirrjet e tij, ju nuk po e respektoni ate. Keni vetëm fjalë boshe, të kaluara dhe anonime me njerëz anonym Nuk mund të krijoni bindje te njerëzit e mençur e të dijes që të ashtuquajturit dijetarë tuaj janë të shenjtë. Nuk janë assesi të atillë, janë njerëz e asgjë më shumë. Janë pikërisht ligjërimet e tyre të shmangura krejtësisht nga Kur’ani, ato që prodhuan ekstremizmin e dhunshëm dhe vrasjen e njerëzve. Ata janë që fjalët e tyre iu duken të shenjëta, që nxitën drejt humnerës së quajtur Khalifat i Isis-it, e që mori fund me turp pasiqë filloj me tërbim ,/FOLTASH/

Postime te ngjajshme