Ju duke e keqpërdorur Islamin po doni të shkombëtarizoni Shqiptarinë

Logo-fol-Tash-shqipNga periudha e vitit 99-të e këndej, pas luftës heroike dhe çlirimit të vendit tonë nga okupatorët, grupe të caktuara të disa studiuesve fetar në botën e jashtme, pothuajse plotësiisht tërë mundin e tyre e kanë derdhur duke bërë përpjekje që të sulmojnë gjithqka e cila ishte kultivuar ndëër shqiptarët, qoftë çështje fetare poashtu edhe kombëtare Shqiptare. Janë dy kënde që u përqendruan të tillët për të çrrënjosur vlerat, zakonet, traditën ,besimin dhe kulturën shqiptare.

E para; Në shkrimet, fjalimet dhe postimet e tyre në rrjetet sociale dhe kudo që u ipej mundësia mbollën urrejtje ndërfetare kinse për të mbrojtur Islamin. Islami dhe besimi nuk mbrohen duke urrejtur tjerët që janë krijesa të Zotit sikurse ti. S’pari mbollën urrejtjen brenda pjesëtarëve të xhamive, duke ndërruar tërësisht formën e namazit, lutjes dhe unitetit që mbizotëronte. Ata përdorën xhamitë e ndërtuara nga besimtarët tradicional, nga besimtarët që me djersë dhe mund ndërtuan ato, i mirëmbajtën dhe u përkujdesen. Përdorën metoda që krejtësisht ishin ndesh me natërën Shqiptare të aplikimit të riteve fetare Islame.

Ndryshuan pamjen, kundërshtuan formën e namazit, treguan vrazhdësi dhe ashpërsi ndaj seilit që nuk nënshtrohej e kështu me radhë vazhduan derisa populli i vëmendshëm hapi sytë dhe kuptoj qëllimin e tyre të errët. Më pas të njëtit I dhanë vetes drejtën dhe ekskluzivitetin e të qenit përfaques të Krijuesit në tokë. Flisni vetëm gjëra që janë gojëdhëna e që thonin janë nga Islami, tregime dhe përralla që nuk ishin tregime Kur’anore por që i përdornin për të errësuar unitetin, paqen, dashurinë dhe tolerancën midis shqiptarëve të gjitha besimeve. Për ta ishte më i rëndësishëm fjalimi i X-së “dijetarit” të huaj se sa mësimet emësuesve tanë që me djersën e tyre dhe dijen, arsimuan rininë dhe qytetarët e vendit për atdhedashuri dhe liri.

Tërë historinë kombëtare ndërshekuj e kontestuan, ofenduan dhe injoruan, duke u thënë “dëgjuesve’ të tyre se historia e kaluar e kombit Shqiptar është e trilluar… Ju duke përdorur Islamin jeni duke fyer ate, jeni duke dëshiruar të përdhosni kulturën dhe historinë e Shqiptarëve. Ju keni fyer ndjenjat e atdhedashurisë dhe të respektit e ndihmës. Nuk mund të mashtroni një popull me uniform të “melekut” e në anën tjetër me synime të errësirës. Shqiptarët përkundër varfërisë, robërisë dhe vuajtjeve ndër shekuj, asnjëherë nuk u përulën dhe nuk lejuan të poshtërohen e as kësaj radhe dhe shumë më lehtë, nuk përulen dhe nuk nënshtrohen përballë errësirës ideologjike për të cilën ju keni mision dhe paguheni. /foltash/

Postime te ngjajshme