Janë duke bërë hajgare me fenë islame…

25589813_323331094848859_1431653262_nJa se si po tallen dhe po lozin me Islamin e bukur, të pastër dhe paqësorë, disa që edhe asnjë ditë shkollë nuk e kanë të përfunduar mbi fenë por edhe mbi shkencat tjera.

Të kërkon argument dhe ti i përgjigjesh duke sjellë hadithin e saktë me koncensus, nga padituria të thotë ky hadith nuk ekziston. Nëse i sjellë librin në të cilin gjindet hadithi, atëherë do t’ju thotë është hadith i dobtë. E nëse i sjellë zingjirin e saktësisë së hadithit, do të ju thotë: Nuk e ke kuptuar mirë hadithin. Ndërsa nëse i sjell sqarimin apo shpjegimin e hadithit, ai do t’ju thotë: Ky është vetëm një mendim i shpjeguesit. Më pas do të kërkoj nga ju  të sillni ndonjë ajet Kur’anor për t’ju shmangur hadithit. Ju I sillni ajetin dhe ai sërish do ju thotë: E keni keqkuptuar ajetin. E nëse i sjell komentimet e komentatorëve të mëdhenjë, do t’ju thotë:  Edhe ata nuk e kanë kuptuar mirë ajetin.

Ti do t’i sillësh sërish atij komentues të tjerë dhe ai do ju thotë: Secili ajet ka zbritur për kohë dhe rrethanë të caktuar, e kështu me radhë ti do t’i sjellësh atij edhe ajete e komente të shumta dhe sërish e njëjta përgjigje: E kanë kuptuar gabim ose ju thotë: ky ajet është për kohë të caktuar e jo për sot…

Në fund i thua: Pra, Kur’ani nuk qenka për çdo kohë e çdo rrethanë e pse ne ta marrim si të tillë sot?

Ai në fund do përgjigjet sërish me kulmin e injorancës:  Kur’ani do të përhapet  edhe nëse këtë nuk e pranojnë mohuesit…

Postime te ngjajshme