Israja dhe Miraxhi, brenda kontekstit kohë dhe hapësirë

21397209_275553156293320_132346506_nDitëve të fundit nëpër portale sa i përket natës së Israsë dhe Miraxhit, po lexojmë lloj lloj interpretime dhe shpjegime që jo vetëm se janë irracionale por edhe tërësisht të pa kripura. Ajo që është më interesante dhe më absurde është interpretimi se “Israja dhe miraxhin janë të mëdha, e jo nata e Israsë dhe Miraxhit”. Interpretuesit e tillë ose harruan ose shtiren se kanë harruar se, ngjarjet janë ato që i japin peshën specifike kohës, sepse koha pa ngjarje është e errët dhe sterile. Ngjarja e Israsë dhe Miraxhit është Mrekulli që ka flakur rregullat e fizikës dhe materies, por kjo ngjarje ka ndodhur brenda elementit kohë dhe hapësirë, pra nuk ka flakur elementin kohë dhe hapësirë, e ky është dallim i madh për ata që dinë të kuptojnë.

Pra, edhe njëherë po përsëris ngjarja është ajo që i jep peshën kohës, si p.sh. Nata e kadrit si njësi kohore, absolutisht s’ka dallim me netët tjera nëse për argument i marrim vetëm akrepat e orës, por nëse marrim parasysh ngjarjen e kësaj nate, e që është zbritja e Kur’anit, atëherë kjo ngjarje është që i jep peshën specifike kësaj nate. Ngjashëm është edhe nata e Israsë dhe Miraxhit, prandaj teoria se “ngjarja është e madhe e jo nata” jo që është vetëm irracionale dhe pa shije shkencore, por ajo është edhe në kundërshtim me të gjithat parimet islame, logjike, shkencore etj. Kjo teori mund të ngritët vetëm deri në nivelin e humorit banal për të provokuar mendjet e njerëzve e asgjë më shumë.

Jusuf Zimeri

Postime te ngjajshme