Islami po e humb atraktivitetin shkaku i ekstremistëve

25589813_323331094848859_1431653262_n

Shkaku i selljeve të vrazhda, por edhe mizore të ekstremistëve, feja islame e ka humbur reputacionin e saj, dhe atë si në rrafshin global, një ashtu edhe në atë lokal. Nga një fe paqësore, Islami tani nga shumë kush shihet si rrezik dhe kanosje ndaj rendit dhe rregullit shoqëror. Por pse po ndodhë kjo?! Shkaku i interpretimeve abnormale të mësimeve të fesë që bëjnë ekstremistët, Islami ka fituar një reputacion jo të mirë në botë, dhe si rrjedhoj po e humb atraktivitetin e saj. Ekstremistët janë ata që po njollosin islamin, sepse Islami është i pastër nga ajo që ia përshkruajnë ekstremistët. Propaganduesit ekstremist kanë vetëm njohuri sipërfaqësore të Kur’anit, kurse interpretimi i tyre selektiv dhe kontekstual i ajeteve kur’anore, për të arsyetuar qendrimet dhe veprimet e tyre, është një tmerr i vërtetë. Këta personat mundohen të paraqiten si përfaqësues të fjalës dhe vullnetit të Zotit në tokë, duke i dhënë vetes të drejtë për të gjykuar mbi njerëzit. Ekstremistët thirren në islam por veprat e tyre nuk janë askund në përputhje me mësimet dhe vlerat islame, ato në fakt janë kundër tyre. Ideologjia vehabiste e cila kamuflohet me islamin është përgjegjësja e vetme për shkuarjen e shqiptarëve në Siri.

Doktrina vehabiste dhe shtrembërimi i mësimeve islame nga ana e vehabistëve, bënë që mëse 300 shqiptar të shkojnë në Siri për të marrur pjesë në të ashtuquajturin xhihad të organizatës terroriste ISIS. Pra nuk është feja islame ajo që po përhap urrejtje e qe po nxitë luftëra, janë ekstremistët ata që po derdhin gjakun e të pafajshmëve duke u thirrur në islam dhe Kuran. Nuk mbahet mend asnjëherë përgjatë historisë që feja islame të jetë cilësuar si vrastare e primitive, këtë epitet ia dhanë ata që po thirren në islam por punojnë vazhdimisht për ta shkatërruar atë. Ideologjitë e dhunshme që po ua shpëlanë trurit besimtarëve, po e keqpërdorinë fenë duke e keqinterpretuar atë pë qëllimet e tyre djallëzore.

Ekstremistët nuk e kanë dertin e fesë. Misioni i tyre është shkatërrimi i çdo vlere dhe përhapja e frikës dhe injorancës. Mos të na mashtrojnë thirrjet e tyre ku permendin emrin e Zotit, ngaqë Zoti nuk urdhëron vrasjen, gjakderdhjen, përdhunimet e plaçkitjet. Këto krime i bëjnë në emër të Zotit, vetëm ata që nuk i frikësohen Atij dhe që urrejnë krijimtarinë e Tij. Këta janë djajë, kurse vetëm forma e tyre është njerëzore, asgjë tjetër. /foltash/

Postime te ngjajshme