Islami nuk është fe nacionale e arabëve

25593528_323331051515530_523378498_n Në kohët e sotme nëpër të cilat po kalon shoqëria muslimane, është më se e qartë një dëshirë e secilit musliman joarab që të kumtohet qartë Islami si fe për mbarë njerëzimin. Arabët duke shpikur thënie profetike që janë në favorin e tyre dhe që i bëjnë ata të jenë më të afërt dhe më të dashur te Zoti. Këtë janë duke tentuar ta arrijnë nëpërmjet komentimit dhe interpretimit të Kur’anit dhe shpikjeve të haditheve profetike për të favorizuar kombësinë arabe. Sidomos një gjë e tillë vërehet në gadishullin arabik, që drejtohet nga saudianët. Islami është dërguar, shpallja Hyjnore, për mbarë njerëzimin.

Zoti në Kur’an ka thënë:” Ne të dërguam ty mëshirë për mbarë botën”. Ky citat nga Kur’ani demanton pretendimet arabe se Islami është fe nacionale e tyre dhe si e tillë përfaqësohet vetëm nga arabët. Duke u thirrur që Kur’ani zbriti në gjuhën arabe, ata po tentojnë të bëjnë favore për veten e tyre në këtë botë dhe botën tjetër. Tendencat e tilla janë të dëmshme, sepse në njërën anë pretendojnë se janë pronarë të islamit, ndërsa në anën tjetër nëpërmjet tij duan të ngrisin veten mbi popujt tjerë, gjq që bie ndesh me mësimet Hyjnore. Qabeja është vend i muslimanëve e jo i arabëve. Nëse ne flasim se vendi i shenjtë është Mekkeja dhe në anën tjetër themi që ajo është e “pushtuar” nga një grupim fetar dhe ideologjik vehabist, kjo nuk do të thotë që ne nuk njohim Qabenë. Përkundrazi, ai është vend në të cilin muslimanët nga e mbarë bota i përulen Zotit dhe drejtohen drejt saj në gjitha namazet, nga tërë bota. Me komentimin, interpretimin arab të Islamit, dikujt po i bëhet me dije se kjo fe është nacionale arabe e jo botërore. Islami është thirrje e Zotit për njerëzimin në tërësi. Thirrje për të besuar Një Zot, thirrje për dashuri dhe mirëkuptim midis popujve, fiseve, kombeve dhe besimeve. /foltash/

Postime te ngjajshme