Islami është besim

25593528_323331051515530_523378498_n Islami është besim monoteist i cili thërret në përkushtim ndaj Zotit dhe promovim të vlerave të larta njerëzore. Qëllimi i fesë islame është vënia e relacionit mes njeriut dhe Krijuesit të tij, gjithmonë duke u thirrur në vlera si: dashuria, drejtësia, dhembshuria, altruizmi, filantropia e kështu me radhë. Megjithëse një fe monoteiste dhe paqësore, shpesh herë është dëshmuar se përgjatë historisë, islami është instrumentalizuar nga individ apo grupe të caktuara njerëzish. Si në të kaluarën, edhe tani, feja islame është duke u keqpërdorur skajshmërisht. Kjo po bëhet me qëllim të arritjes së synimeve dhe aspiratave inividuale e grupore, nga ata që duan t’i japin vetës legjitimitet fetar. Politikëbërja me fenë ka treguar se është e rrezikshme dhe shumë e dëmshme për shoqërinë, ngaqë pasojat e politizimit të fesë i bartë popullata e pafajshme. Kjo gjë më së miri është parë në vendet e lindjes, ku shkaku i shndërrimi të fesë në politikë, populli ka rënë viktimë e njerëzve të paskrupullt që keqpërdorin fenë dhe besimin në Zot.

Tendenca për marrjen e diskursit fetar përmes politikës dhe anasjelltas, dërgon në një kaos ku shoqëritë polarizohen dhe përçahen deri në përmasa të parikuperueshme. Një tendencë të këtillë e kanë edhe rrymat fetaro-poltike nga vendet e lindjes, ku përmes argatëve të tyre shqipfolës tentojnë të çkombëtarizojnë shqiptarët mbi baza fetare islame. Këto rryma fetaro-politike mëtojnë të rrëmbejnë diskursin fetar tek shqiptarët për t’i asimiluar dhe drejtuar nga lindja. Thënë shkurt, njerëzit që propagandojnë islami politik kanë për qëllim që trojet shqiptare të bien në duart e orientit. Njëherit edhe ndërtimet e objekteve të kultit në trojet shqiptare, në shumë raste kanë qenë deklarata politike, ku përmes faltoreve është synuar shtrirja ideologjike dhe indoktrinimi i populltës shqiptare, me qëllim orientimi të popullit kah vendet e lindjes. Andaj shqiptarët duhet të jenë vigjilent e të ruajnë vlerat kombëtare dhe ato tradicionale fetare, e jo të biem pre e manipulimeve të armiqëve të kombit.

Nuk duhet të asimilohemi dhe tjetërsohemi për të qenë besimtar të mirë. Islami politik ka armiqësuar popujt mes veti dhe përbrenda vetës, dhe ka bërë që të shpërthejnë luftëra gjithandej orientit, andaj këto ideologji destruktive nuk duhet të kenë vend në trojet shqiptare. Duhet ta dijmë se vlerat tona kombëtare kanë bërë që edhe si besimtar dhe njerëz religjioz të jemi të arsyeshëm e mesatar. Pra ta ruajmë fenë si besim sepse politikën e bëjmë vetëm në interes të shqiptarisë dhe askujt tjetër. /foltash/

Postime te ngjajshme