ISIS NË KOSOVË?

25589813_323331094848859_1431653262_n Edhe pse organizata terroriste ISIS është shpartalluar në vendet e lindjes së mesme, sic suket në trojet tona ende ka mjaft pasues të devotshëm që janë të frymëzuar nga idelogjia e dhunshme e kësaj organizate famkeqe. Arrestimi i djeshëm i katër personave nën akuzën për terrorizëm dhe planifikim të sulmeve terroriste, tregon qartë faktin e hidhur se populli ynë në Kosovë mbetet i rrezikuar nga terrorizmi. Po ashtu nuk duhet harruar se më herët gjatë këtij muaji, u arrestuan cudri bashkëshortor kosovar, të cilët kishin planifikuar sulme vetvrasëse ndaj KFOR-it dhe vendeve të tjera të populluara.

Të rinjtë që u është shpëlarë truri nga marrëzirat vehabiste, po rrezikojnë veten dhe shoqërinë. Meqë ata po ndërmarrin veprime të dhunshme e vdekjeprurëse ndaj qytetarëve të këtij vendi. Është hera e dytë që brenda një muaji u parandaluan tragjedi me pasoja katastrofale pë vendin fhe popullin tonë. Por cfare sikur mos te zbuloheshin këto raste, apo ndonjë rast tjetër në të ardhmen? Shumë lehtë mund të ndodhë që ekstremistët tru-shpëlarë, të realizojnë ndonjë sulm vdekjeprurës ndaj popullit dhe ndaj miqëve tanë ndërkombëtar. Këto arrestime dhe raste te zbuluara po na tregojnë qartë se ideologjia ekstremiste po vazhdon të përhapet në Kosovë dhe se vërtetë qytetarë kanë të drejtë të shqetësohen, ngase jeta e tyre po vëhet në rrezik. Andaj një mobilizim institucional dhe i gjithmbarshëm shoqëor është mëse i nevojshëm për të luftuar përpjekjet e terroristëve që t’i dëmtojnë qytetarët. Duhet përgjigjur fuqishëm atyre që nëpërmjet terrorit duan ta fusin frikën në mesin tonë. Duhet thënë njëher e mirë ‘Ndal’ ideologjive shpellare ekstremiste. Mjaft kemi qenë të vrarë e të terrorizuar. Fëmijët tanë meritojnë një të ardhme më të ndritur se kjo. Editorial – Foltash

Postime te ngjajshme