ISIS-i po përballet me humbjen totale në Irak dhe Siri

isis-weapons-raqqa-syriaISIS-i ka luftuar me dëshpërim dhe me mjeshtëri për të mbajtur qytetin sirian të Raqqa, nën rrethimin e Forcave të Udhëhequra nga Kurdët për më shumë se katër muaj, por së shpejti do ta humbasë edhe atë. Pak ditë më parë u shkatërrua Kalifati i deklaruar në 2014, i cili dikur mori pjesën më të madhe të Irakut perëndimor dhe Sirisë lindore.

ISIS-i luftoi shumë më tepër se që pritej për Mosulin dhe Raqqën, por duhej të luftonte në fronte të shumëfishta kundër shumë armiqve të tij dhe mbi të gjitha, kundër fuqisë së madhe të forcës ajrore amerikane, ruse dhe aleatëve të tyre arab, si dhe artilerisë konvencionale. Vetëm duke goditur pjesë të mëdha të të dy qyteteve në rrënoja, Forcat Irakiane të sigurisë dhe Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) kanë qenë në gjendje të fitojnë kundër tyre.

Qeveritë anembanë botës po pyesin për plotësinë dhe qëndrueshmërinë e fitores mbi ISIS-in dhe nëse Organizata Terroriste do të përpiqet të tregojë se është e pamposhtur duke rritur sulmet terroriste jashtë vendit. Nëse roli i ISIS-it në këto mizori është frymëzim apo organizim, kur ata mbajnë emrin e tyre në lajme dhe tregojnë se ende ka pasues të gatshëm të vdesin për besimet e tyre. ISIS-i po vuan humbje të rënda, por do të ishte e parakohshme të besohet se është krejtësisht jashtë afarizmit. Komandantët e saj do të kenë parashikuar se, pavarësisht se do të luftonin, ata do të humbnin Mosulin dhe Raqqën në fund./foltash/

Postime te ngjajshme