ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në kompaninë e naftës Libiane

libya461050822Grupi i ‘Shtetit Islamik’ mori përgjegjësinë të martën për një sulm vetëvrasës një ditë më parë kundër selisë së Korporatës Kombëtare të Naftës në Libi, e cila vrau dy punonjës, sipas një monitoruesi të bazuar në SHBA. Tre sulmues vdiqën në sulmin që u zhvillua në zyrat e NOC në Tripoli të kryeqytetit Libian, tha një deklaratë e botuar nga Grupi i Inteligjencës SITE i cili gjurmon ekstremistët. ISIS-i tha se goditi “interesat ekonomike të qeverive pro-kryqtare apo të tiranëve të Libisë”, duke e përshkruar kompaninë e naftës si një objektiv legjitim që financon “luftën ndaj muxhahidinëve apo (luftëtarëve të shenjtë)”. Shërbimet Libiane të sigurisë thanë të hënën se mbetjet e dy sulmuesve vetëvrasës u gjetën brenda ndërtesës së NOC. Dy persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në sulmin, i cili u denoncua nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Libi si një “sulm frikacak terrorist”.

Postime te ngjajshme