ISIS-i merr përgjegjësin për sulmin që vrau të krishterët në Egjipt

merlin_146219478_82b8b521-f268-498a-a03a-cfd2893ba186-jumbo KAIRO – Terroristët e ISIS-it vranë së paku shtatë pelegrinë të krishterë, kopt në Egjipt të premten, dhe plagosën të paktën 16 vetë në një sulm të pretenduar më vonë nga ‘Shteti Islamik’. Të shtënat ndodhën pasi dy autobusë që mbanin pelegrinët u larguan nga Manastiri i Shën Samuelit, 85 milje në jug të Kajros, në shkretëtirën perëndimore të Egjiptit. Shteti Islamik, i njohur edhe si ISIS, pretendoi përgjegjësin përmes shërbimeve të lajmeve të tyre Amaq. Ministria e Brendshme tha se sulmuesit duket se kanë përdorur një rrugë dytësore për tu afruar me autobusin në afërsi të manastirit të largët të shkretëtirës në jug të Kajros. E njëjta rrugë shkretëtire ishte vendi i një sulmi pothuajse identik në maj të 2017.

Në atë incident, personat e armatosur që mbanin stërvitje ushtarake hapën zjarr mbi tre autobusë që udhëtonin në një konvikt drejt manastirit të Shën Samuelit. Të paktën 28 vetë u vranë. Vizitat në manastiret e shkretëtirës, të cilat janë rritur në numër në 50 vitet e fundit, luajnë një rol qendror në praktikën fetare të shumë koptëve egjiptianë, të cilët përbëjnë rreth 10 përqind të popullsisë së vendit. Koptët gjithashtu kanë qenë mbështetës të vendosur të z. Sisi, edhe pse mbështetja e tyre është tronditur nga sulmet e dhunshme në dy vitet e fundit. Në një deklaratë, z.Sisi e dënoi sulmin si një akt “terrorizmi të zi” të kryer nga forca që “kërkonin të shkatërronin strukturën kohezive të atdheut”. Ai u zotua për të gjetur dhe ndjekur penalisht autorët. Sulmet ndaj të krishterëve konsiderohen si një përpjekje nga ‘Shteti Islamik’ për të zgjeruar fushatën e dhunës së tyre përtej Sinait, ku grupi ka luftuar me ushtrinë egjiptiane për vite me rradhë, dhe për të ushtruar presionet fetare në shoqërinë egjiptiane, ashtu si në Irak dhe Siri.

Postime te ngjajshme