Interneti dhe rrjetet sociale si mjete të indoktrinimit dhe radikalizmit

25589813_323331094848859_1431653262_n Grupet terroriste dhe ekstremiste pandërprerë orvaten të rekrutojnë anëtarë të rinjë, të cilët do t’i shërbenin me devotshmëri kauzës së tyre. Mënyrat e çasjes së tyre për rekrutimin e antarëve të rinjë potencial janë nga më të ndryshmet. Një nga mjetet më të përdorura është interneti, një strategji e cila është dëshmuar mjaft efikase. Kjo ndodhë, ngaqë në epokën digjitale në të cilën po jetojmë, interneti me shpejtësi ka zëvendësuar mënyrat konvencionale të komunikimit dhe propagandimit, si: librat, revistat, gazetat dhe televizionin. Këto grupe, përdorin web-faqe dhe rrjetet e ndryshme sociale për të përhapur propaganden e tyre. Duke patur parasysh se në rrjetet sociale si Facebook janë rreth 1.3 miliard pordorues aktiv mujor, kurse edhe 1 miliard të tjerë në Instagram dhe Twitter, përhapja e informaciont është bërë shumë e shpejtë dhe mjaft e sofistikuar.

Propagandimi i organizatave dhe personave ekstremist fetar shërben për qëllim të shtrirjes së ndikimit në masën e gjërë, si dhe manipulimin me ndjenjat religjioze të njerëzve, për të çuar përpara kauzat e tyre politike dhe ideologjike. Të rrezikuar nga ekstremizmi janë të gjithë pa asnjë përjashtim, ngaqë të indoktrinuarit vijnë nga shtresa të ndryshme shoqërore dhe nga të dy gjinitë. Megjithatë, radikalizimi ndodhë më shumë në vende ku ka pa-barazi, kriza ekonomike, arsimim të ulët dhe pakënaqësi të ndryshme shoqërore, sepse frustrimi shoqërorë me lehtësi mund të kanalizohet drejtë ekstremizmit të dhunshëm. Radikalizmi virtual është duke u treguar si një metodë e përshtatshme për radikalizimin e shoqërisë, për dallim nga ndërveprimi fizik i cili është i rrezikshëm për propaganduesit, sepse ndalimi i tyre është më i lehtë dhe i mundshëm.

Pa nevoj udhëtimi fizik dhe me shpenzime minimale, zbulimi i propaganduesëve esktremist është shumë i vështirë. Njëherit, edhe të indoktrinuarit nuk kanë nevojë udhëtimi, ngaqë mund të ndërmarrin veprime të dhunshme ektremiste edhe në vendin ku ata jetojnë. Për këtë arsye radikalizmi virtual është i përshtashëm për ekstremistët, kurse tejet i rrezikshëm për shoqërinë. Një pjesë e madhe e grupeve terroriste dhe ekstremiste kanë portalet e tyre, kurse mbështetësit e këtyre grupeve janë mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale. Një numër i madh i të rekrutuarëve nga ekstremistët, nuk janë që kanë hulumtuar për të gjetur përmbajtjet ekstreme në internet, por në fakt kanë qenë të vënë në një thumb virtual nga ekstremistët, me qëllim rekrutimi. Ata i përdorin këto mjete komunikimi, me qëllim të përhapjes së idelogjisë së tyre tek përdoruesit e po këtyre mjeteve. Shoqërimi virtual me mbështetës të terrorizmit ndikon në indoktrinimin e viktimave që bien pre e këtyre ektremistëve. Ndërveprimi me grupet apo individët ekstrem, viktimave u ofrojnë ndjenjen e komunitetit dhe përkatësisë, në veçanti të rinjëve, duke u rreshtuar bashkarisht me ekstremistët drejt synimeve të caktuara. Me kalimin e kohës, viktimat pësojnë shpëlarje truri.

Kështu, ato harrojnë ligësinë e terrorizmit, ngaqë miqtë e tyre ekstremist ua legjitimojnë veprimet terroriste, me qëllim të realizmit të aspiratave të tyre kinse sublime, e që në realitet janë djallëzore. Andaj me kohen, viktimat e ekstremizmit arrijnë në përfundim se zgjidhja e vetme është dhuna dhe thirrja në të. Keq-interpretimi i qëllimshëm i fesë vë njerëzit në lajthitje, në mënyrë që më pastaj ekstremistët t’i përdorin ata sipas dëshirave të tyre. Luftimi i radikalizmit virtual, i cili shpie deri tek ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi, duhet të luftohet me monitorimin e aktiviteteve dhe publikimeve me përmbajtje ekstreme në internet. Po ashtu kundërpërgjigjje e cila kishte me pasë sukses në demaskimin dhe përgënjeshtrimin e ideologjive radikale dhe ekstreme që propagandohen në internet, do ishte pikërisht përdorimi web-faqeve dhe rrjeteve sociale. Andaj edhe portali “Foltash” ka zgjedhur pikërisht hapësirën virtuale, që ta kundërshtoj dhe luftoj radikalizmin dhe ekstremizmin. Megjithëse rezultatet e “Foltash” janë të dukshme, ne do të vazhdojmë të ngrisim zërin kundër radikalizmit dhe ekstremizmit, dhe do të jemi ata që gjithnjë promovojnë vlera të mirëfillta dhe respekt të ndërsjellë mes të gjitha komuniteteve në shoqëri.  /foltash/

Postime te ngjajshme