Instrumentalizimi i fesë për ardhjen në pushtet dhe mbajtjen e tij

25589813_323331094848859_1431653262_n Në vendet myslimane, si në lindjen e afërt, lindjen e mesme, gadishullin arabik dhe vendet afrikane, shohim politikanë, kryetarë e monarkë, që paraqiten si fetar të pashembullt para popullit. Këta individ mundohen të paraqiten si mbrojtës të islamit. Përmes politizimit të fesë, pushtetarët e vendeve islame manipulojnë me popujt e tyre. Ata instrumentalizojnë fenë për qellime karriersite, përaktësisht, për ardhjen në pushtet dhe për mbajtjen e pushtetit. Kjo gjë është e rrezikshme, meqë personi i cili synon pushtetin duke u thirrur në islam, pretendon një legjitimitet fetar.

Këta pushtetar paraqiten si përfaqesues të Zotit në tokë, andaj edhe diktatorët më të mëdhenjë, janë ata që paraqiten si të deleguar nga Zoti. Sot, krimet më të tmerrshme janë duke u kryer në emër të fesë dhe në emër të Zotit. Të gjitha këto krime bëhen për të nënshtruar popullin nëpërmjet krimit, frikës dhe varfërisë. Pikërisht instrumentalizimi i fesë është ai që ka sjellur primitivizëm dhe dekadencë tek shoqëritë myslimane në vendet e lindjes. Andaj shqiptarët duhet të kenë kujdes nga ideologjitë dhe propaganduesit e tyre, ngase përmes manipulimit fetar po synohet përçarja e popullit tonë. Kjo është dëshira e armiqëve tanë, të na shoh injorant dhe të përçarë, andaj edhe propagandimet ideologjike fetare janë kundër popullit, vendit dhe kombit tonë. Për këtë duhet tu themi ndal, se nuk duam që trojet shqiptare të shndërrohen në katrahura si shumë vende të lindjes. /foltash/

Postime te ngjajshme