Indeksi Global i Fetfas: Fetfat përbejnë 95% të fjalimit të organizatave terroriste dhe 85% e tyre janë politike

fetwaIndeksi Global i Fetfas: Fetfat përbejnë 95% të fjalimit të organizatave terroriste dhe 85% e tyre janë politike- 10% janë fetfa që menaxhojnë konfliktin midis ISIS dhe Al-Kaidës

 

Indeksi Global i Fetfas (GFI) lëshuar kohët e fundit nga Shtëpia e Fetfave te Egjiptit zbuloi se si organizatat e ndryshme terroriste përdorën fetfat për të përshtatur objektivat e tyre. Ai vuri në dukje se fetfat përgjithësisht përbëjnë 95% të fjalimeve të organizatave terroriste dhe se 85% e këtyre fetfave janë politike. Shlyerja e sunduesve dhe demokracisë dhe ndalimi i pjesëmarrjes në zgjedhje dhe të tjera, të cilat ende përbëjnë titullin e gjerë të librave dhe botimeve të këtyre organizatave terroriste.

 

Duke vënë në dukje se këto fetfa në përgjithësi flasin për xhihadin dhe tokën Islame dhe tokën e mos besimit, vrasjet, djegien dhe mobilizimin e të rinjve, fëmijëve dhe grave.

Indeksi tregoi se organizata ISIS shfrytëzon fetfat në lëvizjen dhe prodhimin e ngjarjeve. Prandaj, organizata është më e mirë në përshtatjen e fetfave për të arritur qëllimet e saj deri në 90%. Në çdo operacion terrorist paraprihet nga një fetfa. Ndërsa Al-Kaida varet nga fetfat e mëvonshme  e cila lëshohet pas ngjarjeve për ta justifikuar atë dhe për të përmirësuar imazhin. Hizbu t-Tahrir është “fikse” sepse nuk lidhet me një ngjarje specifike është një koment për një ngjarje, veçanërisht për ngjarjet politike.

Indeksi gjithashtu vuri në dukje se organizatat terroriste përdorin fetfat për të menaxhuar dallimet ideologjike mes tyre. Ai vuri në dukje fluksin e konfliktit midis dy degëve të al-Kaidës dhe “përkrahësve” të terroristëve në Sinai, ku rreth 10% e totalit të fetfave të organizatave terroriste, Shembulli i fetfave të “Abu Mohammed Salafi Sinawi” duke përshkruar organizatën “ISIS” dhe anëtarët e saj që quhen “Havarixh”, dhe gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018 filloi që “Al Kaida” të shfaqet  për të përmirësuar imazhin dhe për të promovuar veten përballë “ISIS”. Dhe shfaqja si organizata më e mençur, e aftë dhe që pasuesit e saj janë më të kapurit për fenë islame..

Indeksi dëshmoi se këto organizata vazhdojnë të përdorin fetfat për të justifikuar aktet e ekstremizmit, dhunës dhe vrasjeve, të cilat përbëjnë një busull për veprimet e tyre. Zbulimi i fundit nga forcat e sigurisë të një numri të madh të fetfave të familjes së terroristit Hisham al-Ashmavi, dhe përfshiu shumë fetfa që lejojnë bombardimet vetëvrasëse.

Treguesi vuri në dukje nevojën për konfrontim intelektual dhe reagim ndaj fetfave të këtyre organizatave, pasi ato janë mjetet më të rëndësishme të rekrutimit dhe mobilizimit të këtyre organizatave ekstremiste.

 

Dar-alifta-Foltash

Përktheu : Zuhdi  Hajzeri

Postime te ngjajshme