Imamët vehabist dhe degjenerimi i gjuhës ligjeruese

25593528_323331051515530_523378498_n Shtrati dhe vetëm shtrati, shtratit duhet t’ia japim hakun se ndryshe nuk bën. Aty është kënaqësia, në shtrat mbahet feja, kështu po deklarohen para xhematit imamët vehabist, dijetar të vetëshpallur të shqiptarisë. Është për tu habitur sa shumë ka degjeneruar gjuha e përdorur në xhamitë ku ligjerojnë imamët vehabist. Interpretimet e tyre janë aq eksplicite dhe me gjuhë të papërshtashme, saqë njeriu turpërohet nga dëgjimi i tyre, e mos të flasim nëse këto interpretime dëgjohen në një vend ku ka dëgjues nga te dy gjinitë. Një ndër temat më banale është edhe përshkrimi plotë vullgaritet ceshtjeve intime që bëjnë vehabistët. Sipas tyre myslimanët, por edhe dhe xheneti jamë një shoqëri e shthurur moralisht dhe se cdo gjë sillet vetëm rreth kënaqësive trupore. Është absurde kur i dëgjon njeriu ligjeratat e imamëve vehabist, se si ata e përshkruajnë femrën vetëm si objekt ku qëllimi i vetëm i saj është t’i shërbej mashkullit me plot pasion.

Kjo është indikacion se këta njerëz janë të shfrenuar dhe se nuk kanë asnjë respekt për femrën, kurse fenë e përdorin për t’i arsyetuar edhe pëdhunimet e shumta që kanë ndodhur në vazhdimësi në vendet ku ekstremistët po terrorizojnë në emër të islamit. Banalizimi i jetës së bashkëshortore ka ngjallur reagime të shumta të njerëzve, kritika, zemërim, por edhe tallje. Si rrjedhoj e kësaj mund të konkludojmë se mjerisht kemi të bëjmë me një situatë e cila sa është tragjike, është po aq edhe komike. Tragjikomedia e cila flet për per hakun e shtratit si “sakrificë sublime fetare”, ka lënë të stepur njerëzit, e sidomos besimtarët që habiten nga interpretimet e shthurura që i bëjnë fesë vehabistët. Sic duket për vehabistët, feja kufizohet vetëm në sferën e kënaqësisë trupore. Vërtet besimtarët kanë të drejtë të ndihen të fyer, të tronditur e neveritur nga gjuha amorale dhe e pështirë që përdorin imamët vehabist dhe atë në shtëpitë e Zotit. Kjo gjuhë dhe këto ligjerata, njëherit tregojnë se cka është preokupimi i tyre i vetëm. Gjuha amorale që përdorin imamët vehabist në xhami, është ofendim ndaj shtëpisë së Zotit dhe ndaj besimtarëve, të cilët shkojnë në xhami për të adhuruar Zotin e jo për të dëgjuar muhabet kafeneje./Foltash/

Postime te ngjajshme